Shqipėria numėron 121 raste me virusin A/H1N1. Tashmė autoritetet e shėndetėsisė thonė se nuk do tė raportojnė shifrat e tė prekurve, por vetėm situatėn, komplikacionet qė mund tė sjellė nė popullate, gripi pandemik.
Autoritetet thonė se nuk ka vend pėr panik, dhe se situata ėshtė nėn kontroll. Ndėrkohė qė, drejtuesit e shėndetėsisė raportojnė dhe shifra nė rritje nga gripi sezonal.

"Numri i rasteve tė konfirmuara ka kaluar shifrėn 100 e cila pėrgjithėsisht pėrdoret si kriter nė kėto raste. Unė mund t’u konfirmoj juve sot, numri i rasteve tė konfirmuara me gripin H1N1, ėshtė 121, ndėrkohė qė dy ditėt e fundit, numri i rasteve me influence stinore ėshtė rritur", thotė Pellumb Pipero, drejtor i politikave shėndetėsore nė MSH.

Mostrat qė po merren nė qendrat shėndetėsore, tashmė, po verifikohen nė laboratorin e virologjisė nė ISHP. Ky laborator ēdo dite verifikon rreth 20 mostra, tė pacientėve qė kanė shfaqur shenjat klinike tė gripit.