Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi, i shoqėruar nga Zonja e Parė, Teuta Topi, u takuan tė hėnėn me Atin e Shenjtė, Papa Benediktin XVI nė kuadėr tė Samitit Botėror tė Organizatės sė Ushqimit dhe Bujqėsisė sė OKB-sė, (FAO) i cili po zhvillon punimet e tij mbi “Sigurinė e Ushqimit” nė Romė.
Pas zgjedhjes sė kryetarit dhe zėvendėskryetarėve dhe aprovimit tė Deklaratės sė Samitit Botėror pėr ‘Sigurinė e Ushqimit”, Shenjtėria e Tij, Papa Benedikti XVI, i cili edhe hapi sesionin e parė plenar me fjalimin e tij, u takua me presidentin Topi nė mjediset e FAO-s nė Romė.

Kreu i shtetit shqiptar vlerėsoi marrėdhėniet shumė tė mira historike tė Shqipėrisė me Selinė e Shenjtė, e falėnderoi Atin e Shenjtė pėr ndihmesėn e ēmuar dhe rolin qė Vatikani dhe kisha katolike kanė luajtur pėr ringjalljen shpirtėrore dhe fetare tė besimtarėve shqiptarė dhe tė parimeve e vlerave tė shenjta.

Topi dhe Ati i Shenjtė vlerėsuan harmoninė, tolerancėn dhe bashkėjetesėn fetare qė e shquan vendin tonė pėrsa u pėrket marrėdhėniet mes tri besimeve tė ndryshme, duke nėnvizuar rėndėsinė e nxitjes sė bashkėpunimit dhe mirėkuptimit midis feve.

Ati i Shenjtė vuri nė pah lidhjet e vjetra historike e kulturore tė Shqipėrisė me familjen evropiane, si dhe shprehu mbėshtetjen e tij tė plotė pėr pėrmbushjen e aspiratės sė popullit shqiptar pėr t’u bėrė pjesė edhe zyrtarisht, pėrveē se gjeografikisht, e Evropės sė Bashkuar.

Nė emėr edhe tė mbarė popullit shqiptar, Topi e ftoi Atin e Shenjtė, Papėn Benedikt XVI qė tė vizitojė Shqipėrinė, ftesė e cila u mirėprit me shumė kėnaqėsi nga Shenjtėria e Tij dhe kjo vizitė mbetet pėr t’u realizuar nė njė kohė tė pėrshtatshme.