Mediat italiane raportuan se udhėheqėsi i Libisė, Muammar al-Gaddafi, ka tubuar rreth 200 femra tė reja italiane nė njė vilė nė Romė dhe ėshtė pėrpjekur qė t’i konvertojė nė Islam.
Gadafi, i cili ndodhet nė Romė nė samitin e OKB-sė pėr ushqim, e kishte reklamuar ngjarjen pėrmes njė agjencie.

Ai ka kėrkuar “500 vajza atraktive” dhe u ka premtuar 60 euro dhe disa dhurata nga Libia, njoftoi agjencia italiane ANSA.

Disa gra qė kanė qenė tė pranishme nė tubimin i kanė thėnė agjencisė se ato ishin ofenduar nga predikimet dy orėshe tė Gadafit mbi Islamin.

Tė tjerat kanė thėnė se kanė pritur njė mbrėmje mė fisnike.

Ambasadori i Libisė nė Romė ka thėnė se Gadafi kishte planifikuar takime tė ngjashme gjatė vizitės tre ditore nė Romė.