Ish ushtarakė tė lartė tė ministrisė sė mbrojtjes nė Shqipėri kanė bėrė pėrgjegjės ish ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu pėr tragjedinė e ndodhur nė Gėrdec mė 15 mars tė vitit 2008.
Nga shpėrthimi i njė impianti ēarmatimi atje, 26 persona humbėn jetėn dhe 300 u plagosėn.

Nė procesin gjyqėsor qė po zhvillohet nė Tiranė ėshtė kėrkuar thirrja e Mediut dhe disa ministrave tė tjerė nė cilėsinė e dėshmitarėve.

Ka qenė ish shefi i shtabit tė pėrgjithshėm tė ushtrisė shqiptare, Luan Hoxha qė nėpėrmjet avokatit tė tij ka shkarkuar gjithė pėrgjegjėsinė pėr tragjedinė tek ish ministri i Mbrojtjes, Mediu.

Avokati i Hoxhės tha nė seancėn gjyqėsore se pėrzgjedhja e vendit ku do tė ndėrtohej impianti i ēarmatimit, transporti i predhave nga ushtria si dhe ruajtja e ambienteve tė kompanisė private, ėshtė bėrė me urdhėr tė drejtpėrdrejtė nga ish ministri Mediu.

Avokati i ish shefit tė shtabit tė pėrgjithshėm tė ushtrisė tha gjithashtu se disa urdhra pėr kėtė ēėshtje ishin dhėnė nga ministri Mediu pa dijeninė e Hoxhės.

Ish ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu ishte zyrtari mė i lartė, ndėr 29 zyrtarė tė implikuar i cili u akuzua nga prokuroria pėr shpėrdorim detyre nė lidhje me tragjedinė e Gėrdecit.

Fillimi i procesit njė vit pas tragjedisė u shty disa herė deri sa me fillimin e tij gjykata vlerėsoi se Mediu, tashmė deputet nė parlamentin shqiptar pas zgjedhjeve tė 28 qershorit, gėzonte imunitet, ndaj dhe ndjekja penale ndaj tij ndėrpritej.

Megjithatė, vetė Mediu dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė mazhorancės thonė se janė tė gatshėm tė japin shpjegime nė lidhje me ngjarjen.