Komisioni Evropian konfirmon mbėshtetjen pėr liberalizimin e vizave pėr qytetarėt shqiptarė vitin e ardhshėm. Konfirmimi vjen nga zv/presidenti i Komisionit Evropian dhe komisioner pėr Ēėshtjet e Drejtėsisė dhe Sigurisė, Jacques Barrot i cili vlerėson se Shqipėria ka pėrmbushur kriteret mė tė rėndėsishme pėr heqjen e vizave dhe ky proces do tė finalizohet nė vitin 2010.
“Dialogu vazhdon dhe unė shpresoj qė vitin e ardhshėm ne do tė shkojmė drejt heqjes sė vizave pėr shqiptarėt. Unė isha nė Shqipėri kur dhashė pasaportėn e parė biometrike dhe tani shoh qė Shqipėria ka bėrė pėrpjekje tė mėdha pėr heqjen e vizave. Rruga qė ėshtė bėrė tregon se heqja e vizave do tė arrihet nė vitin 2010”, tha Barrot.

Deklarata e Barrot erdhi pas takimit qe ai pati me ministrin e Punėve tė Brendshme Lulzim Basha gjatė zhvillimit tė forumit ministror mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perėndimor tė ministrave tė brendshėm dhe tė frejtėsisė.

“Zv/presidenti Barrot si dhe ministrja e drejtėsisė Ask rikonfirmuan gjatė takimeve qė pata me ta se vėrtet nė pėrgjigje tė palės shqiptare ėshtė marrė njė vendim tashmė pėr tė pėrshpejtuar misionet e inspektimit. Misioni i parė pritet dy javėshin e dytė tė dhjetorit, ndoshta mė datė 14 dhjetor. Do tė merret kryesisht me dokumentet e identifikimit dhe ne presim kryesisht qė periudhėn pasardhėse, janar, shkurt, mars, tė vijnė dhe misionet e tjera tė cilat do tė konfirmojė arritjen e standardeve pėrsa i pėrket blloqeve tė tjera, kryesisht sigurisė sė kufijve dhe luftės kundėr krimit tė organizuar. Pra do tė thotė qė kemi njė ndėrgjegjėsim tė BE, tė tė gjitha strukturave tė BE, nga Komisioni, Parlamenti dhe Kėshilli i Ministrave se Shqipėria tashmė jo vetėm ka plotėsuar ato kushte tė cilat nuk ishin plotėsuar deri nė 6-mujorin e parė, por nė disa prej tyre mund tė ketė acancuar mė shpejt dhe mė mirė se vendet qė tashmė pėrfitojnė liberalizimin e vizave”, tha Basha.