Automjeti i udhėtarėve Ford Fusion, ėshtė shpallur Automjeti i vitit 2010 nė pėrzgjedhjen e revistės sė popullarizuar amerikane Motor Trend".
Nė konkurrencėn e 23 modeleve tė reja apo tė avancuara dukshėm ky automjet ėshtė pėrzgjedhur pas testimeve tė cilat kanė zgjatur shtatė ditė.
Ekspertėt kanė vlerėsuar se tėrė linja e modelit Fusion ėshtė mbresėlėnėse, nga modelet me katėr cilindra e deri tek versionet hibride me transmetim tė fuqisė nė tė katėr boshtet, shkruajnė agjencitė botėrore.
Fusion ėshtė njėri prej 10 automjeteve mė tė shitura nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe ėshtė regjistruar si model pėr vitin 2010. Automjeti i Fordit ėshtė paraqitur me kėtė emėr nė treg qysh nė vitin 2006.
Pėr habinė e analistėve tė Wall Street, Ford ka shėnuar profit prej njė miliardė dollarėsh nė tremujorin e tretė tė kėtij viti dhe ėshtė prodhuesi i vetėm i madh amerikan i automjeteve i cili ka dalė nga kriza pa mbėshtetjen e qeverisė amerikane nė vitin 2009.