Pas pėrgjigjes sė Sali Berishės se nuk hap kutitė e votimit as sikur tė ngrihet nga varri Enver Hoxha ka reaguar lideri i opozitės nė Shqipėri, Edi Rama.
Duke falėnderuar dhe shprehur mirėnjohjen e thellė pėr mijėra njerėz qė ishin nė shesh Rama i bėri thirrje edhe njėherė Berishės tė dėgjojė dhe respektojė vullnetin e shqiptarėve, tė bėjė transparencėn e votave dhe tė hapė kutitė e votimit.

"Sot nė njė ēerek dritareje tė hapur tė kėsaj godine shurdhe ai qė me votat e vjedhura quhet kryeministėr u shfaq pas xhamit pėr t'i bėrė turmės shenja me gishta si i marrė qė ka humbur gojėn. Ky kloun i tmerruar fyen publikisht njė popull tė tėrė dukė thėnė se nuk hap kutitė, as sikur Enver Hoxha tė ngrihej nga varri. Ky palo kryeministėr qė jeton me fantazmėn e Enverit, nuk ėshtė i qetė mendėrisht aq sa tė mos i tregoj popullit adhurimin pėr diktatorin. Ne jemi tė qartė pėr atė qė kėrkojmė dhe ky zotėri nuk na ndalon dot. I bėjmė thirrje qetėsisht tė dėgjojė sa nuk ėshtė vonė dhe t'i hapė rrugė kėrkesave kushtetuese, ligjore e demokratike. Tė pranojė verdiktin, tė bėjė transparencėn e plotė, tė hapė kutitė e votimit dhe tė ēlirohet nga makthi i pushtetit tė votave tė vjedhura", tha Rama.

Sipas tij, mbrėmė nė Shqipėri ka lindur njė lėvizje e re popullore pėr liri e demokraci, bashkim qytetar kundėr padrejtėsisė nė pushtet, njė aleancė njerėzish pėr t'i dhėnė fund pushtetit tė pabarazisė.