Kanė pėrfunduar nė pranga tė dyshuarit si autorė tė grabitjes sė 4 shtetasve sllovenė. Ngjarja ndodhi nė orėt e para tė mėngjesit tė sė premtes nė vendin e quajtur Kthesa e Thumanės, nė aksin Fushė Krujė-Laē.
Policia informon se janė arrestuar dy prej grabitėsve, ndėrsa bashkėpunėtori i tyre i tretė ishte prangosur gjatė pasdites sė tė shtunės. Emrat e tė arrestuarve janė Gazmend Kulla dhe Ymer Hila.

Sllovenėt tė cilėt punonin pėr njė projekt nė Shqipėri po udhėtonin nga Apollonia drejt qytetit tė Shkodrės.

Tre grabitėsit ishin shtirur si oficerė tė antidrogės dhe pasi i kishin ndjekur pas me makinėn e tyre, rreth orės 04.00 tė sė premtes i kishin bėrė me shenjė tė ndalonin te Kthesa e Thumanės.

Mė pas i kanė urdhėruar tė dilnin jashtė duke i grabitur makinėn dhe tė gjitha sendet personale, bizhuteritė, dhe paratė qė ndodheshin nė mjet. Gjatė marrjes nė pyetje tė shtetasve sllovenė ėshtė deklaruar se grabitėsit nuk kanė ushtruar dhunė dhe nuk kanė pasur armė me vete.

Pak kohė mė vonė policia kishte arritur tė gjente nė flakė mjetin me tė cilėn grabitėsit kishin ndjekur nga pas shtetasit sllovenė. Nga verifikimet hetimore kishte rezultuar se mjeti ishte vjedhur nė kryeqytet.