Pak orė pas vendosjes sė ultimatumit nga ana e opozitės, kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha ka zgjedhur tė injorojė kushtin e PS e ta sfidojė atė me pjesėmarrjen e mbėshtetėsve nė shesh.
Duke zgjedhur mėnyrėn e tėrthortė, Berisha shpalli nė mbledhjen e Grupit Parlamentar 8 dhjetorin si ditėn e rrėzimit tė murit shqiptar tė Berlinit, duke ftuar tė gjithė shqiptarėt nė festimin ė kėsaj dite.

Ka shumė gjasa qė opozita tė organizojė protestėn e radhės 3 ditė pėrpara kėtij pėrkujtimi, nė 5 dhjetor, bashkė me tė zgjedhurit lokalė.

“8 dhjetori do tė jetė festa e shembjes sė murit tė Berlinit nė Tiranė. Do tė jetė njė festė e madhe ku do tė marrė pjesė e gjithė Shqipėria”, theksoi Berisha ndėrsa nuk ka lėnė pa pėrgjigje dhe kėrkesėn e opozitės pėr zgjedhje tė parakohshme, duke thėnė se ka shumė mundėsi qė kjo mazhorancė tė rikonfirmohet edhe nė zgjedhjet e vitit 2013.

“Ne qė shembėm ‘Murin e Berlinit’, historia na dha mundėsi qė tė bėjmė realitet kėtė ėndėrr tė madhe, idealin evropian, idealin euroatlantik. Edhe nė 28 qershor 2013 shqiptarėt duket se do tė votojnė edhe njėherė pėr kėtė mazhorancė” theksoi kreu i qeverisė.

Kryesocialisti Edi rama pėrmbylli tė dielėn protestėn 3 ditore nė Bulevardin Dėshmorėt e Kombit duke i drejtuar kryeministrit Berisha njė ultimatum, qė brenda 10 ditėsh ose tė pranojė hapjen e kutive tė votimit, ose me protesta masive do tė synohen zgjedhje tė parakohshme.