Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama i ka kėrkuar tė mėrkurėn kryeministrit Sali Berisha qė tė hetojnė sė bashku zgjedhjet, duke theksuar edhe njė herė se rrugė tjetėr pėrveē hetimit nuk ka.
Ai shtoi se pushteti qė i “kėrcėnon dhėmbėt” popullit bie. “Ne i bėjmė thirrje tė qetėsohet, tė hapė kutitė e votimit, tė bėjmė sė bashku hetimin e plotė transparent zgjedhjeve tė 28 qershorit dhe tė hapim tė gjithė bashkė njė kapitull tė ri, duke e ēliruar parlamentin nga pesha e rėndė e mėkatit tė zgjedhjeve tė vjedhura”, theksoi Rama gjatė njė konference pėr shtyp.

Ai ka pėrsėritur edhe njė herė thirrjen pėr tė hetuar zgjedhjet dhe pėr tė bėrė transparencėn e kutive tė votimit. “Urojmė qė Sali Berisha tė reflektojė e kuptojė se s’ka shans ta mposhtė me forcė tė vėrtetėn qė ne mbrojmė e do tė mbrojmė sė bashku me pėrditė e mė shumė njerėz”, vijoi Rama.

Gjithashtu, kreu socialist ka kėrkuar shpjegimin e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, e cila nuk ka ndėrmarrė hetime pėr shpenzimet e rrugės Durrės-Kukės.