Bandat kriminale janė duke pėrfituar me miliona dollarė nė shpinė tė pandemisė sė gripit tė derrave, duke shitur barėra pėrmes internetit, ku Britania llogaritet si njė prej pesė caqeve kryesore.
Kompania e sigurisė Sophos ka deklaruar se gjatė kėtij viti ka zbuluar me qindra e miliona spam reklama false tė farmaceutikėve dhe ueb faqe, ku shumė prej tyre tentojnė tė shesin barėra false siē ėshtė Tamiflu-ja tek konsumatorėt e shqetėsuar.
Tamiflu ėshtė nė rend tė parė kur bėhet fjalė pėr rekomandime nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, pėr tė trajtuar dhe ngadalėsuar progresin e simptomave tė gripit tė derrave.
Sophos thekson se shumė prej bandave prapa kėtyre faqeve janė me bazė nga Rusia, dhe pesė shtetet qė kanė rėnė pre e kėtyre mashtrimeve pėr blerjen e Tamiflu-sė dhe barėrave tjera false pėrmes internetit, janė SHBA-ja, Gjermania, Britania, Kanada dhe Franca.
Kėshilltari Teknologjik i Sophos, Graham Cluley tha se ka njė trend shqetėsues rreth Tamilfu-sė, i cili veēse ka goditur Britaninė e madhe, qė ėshtė shteti mė sė keqi i goditur nga gripi i derrave nė Evropė.
Me paraqitjen e rasteve tė vazhdueshme me grip tė derrave, ėshtė esenciale qė tė gjithė ti rezistojmė tėrheqjes sė dirigjuar nga panika pėr tė blerė Tamiflu online thekson ai.
Banda kriminale qė punojnė prapa kėtyre skenarėve tė barėrave false janė duke vendosur shėndetin e konsumatorėve, informatat personale si dhe detajet e kartelave tė tyre tė kreditit nė njė rrezik shqetėsues.
Sophos deklaron se bandat kriminale janė duke operuar nė ueb faqe medicinave tė emėrtuara si Canadian Pharmacy, duke tentuar kėshtu tė paraqiten sa mė origjinal. Hulumtimi i kėsaj kompanie tregon se nė njė rrjet qė operon prej Rusisė (i quajtur Glavmed), ka arritur tė fitojė njė mesatare prej 16.000 dollarė nė ditė duke promovuar ueb faqe farmaceutike.
Por keni parasysh se kriminelėt mund tė jenė anėtarė tė mė shumė se njė rrejti, dhe disa kanė arritur tė pėrfitojnė mė shumė se 100.000 dollarė nė ditė tha Cluley.