Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama priti tė enjten nė njė takim drejtorin pėr Ballkanin Perėndimor nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Zgjerimit nė Komisionin Evropian, Pierre Mirel dhe ambasadorin e Komisionit Evropian nė Tiranė Helmut Lohan.
“Unė bėra tė qartė pozicionin e opozitės. Ne nuk hyjmė nė parlament deri kur tė plotėsohen tė gjitha kushtet, qė parlamenti tė konsiderohet legjitim, tė konsiderohet demokratik, tė konsiderohet vendi ku shqiptarėt pėrfaqėsohen drejtėsisht dhe ku ato qė aprovohen pastaj edhe zbatohen”, deklaroi kreu socialist pėr gazetarėt menjėherė pas takimit qė u zhvillua nė selinė e PS-sė.

“Hapja e kutive ėshtė kushti themelor pėr t’i dhėnė parlamentit legjitimitetin e munguar dhe njėkohėsisht pėr tė mos lejuar qė shėmtia e zgjedhjeve tė shkuara tė pėrsėritet dhe qė Shqipėria tė hyjė nė njė cikėl i cili do tė ishte njė skemė e mbyllur ku pushteti numėron pavarėsisht sesi voton populli”, theksoi Rama nė fjalėn e tij.

Drejtori pėr Ballkanin Perėndimor nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Zgjerimit nė Komisionin Evropian, Pierre Mirel dhe ambasadori i Komisionit Evropian nė Tiranė Helmut Lohan nuk kanė dhėnė asnjė prononcim pas takimit.