Nė Shqipėri, Gjykata kushtetuese ka pezulluar procedurėn e ratifikimit tė “Marrėveshjes sė nėnshkruar mes Shqipėrisė e Greqisė pėr kufijtė detarė”.
Seanca gjyqėsore pritet tė zhvillohet mė 8 dhjetor dhe do tė jetė kjo datė kur nga Gjykata kushtetuese do tė mėsohet nėse marrėveshja e nėnshkruar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė ėshtė ose jo nė pajtim me Kushtetutėn e vendit.

Deri nė kėtė datė, Parlamenti shqiptar nuk do tė mund tė vazhdojė procedurat e ratifikimit.

E miratuar nė prill tė kėtij viti, marrėveshja midis Shqipėrisė dhe Greqisė “Pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare”, u vu nė qendėr tė kritikave nga disa shoqata e mė pas tė partive politike tė udhėhequra nga PS e opozitės, sipas tė cilave kishte dyshime tė shumta se nga marrėveshja midis dy vendeve, Shqipėria kishte humbur rreth 354 km katrorė tė territorit tė saj, nė kufirin detar me Greqinė.

Qeveria nga ana e saj i ka hedhur poshtė kėto deklarata, ndėrsa ėshtė shprehur e gatshme tė bėjė transparencėn e marrėveshjes. Sipas saj, marrėveshja midis Shqipėrisė dhe Greqisė qė ėshtė bėrė duke respektuar si ligjet ndėrkombėtare ashtu edhe ligjet shqiptare, ėshtė nė interes tė dy vendeve.

Marrėveshja ishte planifikuar tė miratohej nga parlamenti shqiptar mė 15 tetor tė kėtij viti, por u shty pėr njė afat tė pacaktuar pas polemikave pėr kėtė ēėshtje.