Festat e nėntorit kanė shtuar ndjeshėm numrin e emigrantėve qė kthehen nė vendin e tyre, ku sipas tė dhėnave, vetėm nė Portin e Durrėsit brenda njė dite janė shėnuar mbi 3 mijė hyrje pasagjerėsh dhe 700 automjetesh.
Ndėrsa nė ditėt nė vijim fluksi nė kėtė port tė rritet me njė mesatare prej mbi 6 mijė pasagjerėsh nė ditė.

Sipas statistikave, vetėm nė harkun kohor tė 3 ditėve tė fundit kanė zbritur nė portin e Durrėsit mbi 7 mijė pasagjerė dhe 2500 automjete.

Nga ana tjetėr, festa e Kurban Bajramit dhe ato tė 28 dhe 29 nėntorit kanė rritur lėvizjen e qytetarėve nė tė dyja anėt e kufirit tė Kakavijės.

Duke filluar nga dita e premte, nė tė gjitha akset rrugore janė shtuar patrullat e qarkullimit, duke i mbuluar kėto akse me shėrbim 24 orė pėr tė bėrė tė mundur parandalimin e aksidenteve rrugore dhe pėr t’u ardhur nė ndihmė tė gjithė pėrdoruesve tė rrugės.