Krerėt e Shtetit tė Shqipėrisė, presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli kanė uruar tė shtunėn shqiptarėt pėr dy festat e mėdha tė vendit, Ditėn e Pavarėsisė dhe Ditėn e Ēlirimit.
Ata vendosėn kurora me lule, si ēdo vit nė Varrezat e Dėshmorėve si dhe tek monumenti Nėnė Shqipėri, ndėrsa mė vonė mėsohet se do tė udhėtojnė drejt Vlorės pėr tė kremtuar atje Ditėn e Pavarėsisė.

Presidenti Topi gjatė ceremonisė tek Dėshmorėt u shpreh se "i uroj shqiptarėve pėr kėtė ditė tė madhe, nė tė cilėn rikthejmė nė memorie veprėn e lavdishme tė atdhetarėve qė luftuan pėr mbijetesėn e popullit shqiptar".

Ndėrsa kryeministri Berisha e vlerėsoi 28 Nėntorin, si ditėlindjen e Kombit. "Sot ne kremtojmė ditėlindjen e kombit, kremtojmė heroizmin, luftėn, pėrpjekjen e shqiptarėve nė Luftėn e Dytė Botėrore. Jemi mė krenarė pėr historinė tonė, flamurin me tė cilin luftuan qindra e mijėra luftėtarė shqiptarė, flamurin pėr tė cilin ranė mijėra djem e vajza", u shpreh Berisha.