Gjatė pjesėmarrjes nė Ministerialin e OSBE-sė qė po zhvillohet nė Athinė, Zv/kryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Ilir Meta u prit nė njė takim tė veēantė nga kryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme tė Greqisė Jorgo Papandreu.
Meta dhe Papandreu – siē thuhet nė njė komunikatė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė – vlerėsuan marrėdhėniet mes dy vendeve dhe qeverive si tė shkėlqyera dhe u angazhuan pėr thellimin dhe konkretizimin e tyre tė mėtejshėm.

Gjatė takimit u diskutua pėr agjendėn e integrimit evropian tė Shqipėrisė, stadin e ri tė marrėdhėnieve me Bashkimin Evropian pas pranimit tė aplikimit pėr anėtarėsim nga Kėshilli i BE-sė dhe rreth procesit tė liberalizimit tė vizave.

Meta shprehu vlerėsimin e Qeverisė shqiptare pėr vizionin e prezantuar nga kryeministri grek Papandreu pėr pėrfshirjen e Ballkanit Perėndimor nė Bashkimin Evropian brenda vitit 2014, si njė vazhdimėsi dhe dinamikė e re e angazhimeve tė Samitit tė Selanikut pėr vendet e Ballkanit Perėndimor.

Papandreu ndėrkaq, garantoi angazhimin e Qeverisė greke pėr avancimin dhe konkretizimin e kėsaj nisme, si dhe shprehu mbėshtetjen e plotė tė Greqisė pėr procesin e integrimit evropian tė Shqipėrisė si dhe pėr vendimin e pritshėm gjatė vitit tė ardhshėm pėr heqjen e regjimit tė vizave me Bashkimin Evropian.

Gjatė takimit u diskutuan edhe ēėshtje tė bashkėpunimit dypalėsh, ku ndėr tė tjera Meta kėrkoi nė emėr tė Qeverisė shqiptare shqyrtimin nga pala greke tė vendimit pėr njohjen reciproke tė lejeve tė drejtimit tė automjeteve, si dhe realizimin e njė marrėveshjeje nė fushėn e sigurimeve shoqėrore, qė do t’i shėrbejė integrimit tė mėtejshėm tė qytetarėve shqiptarė qė jetojnė nė Greqi.

Gjatė takimit u ra dakord pėr mbledhjen nė njė kohė tė shpejtė tė Komisionit tė Pėrbashkėt tė Bashkėpunimit Ekonomik, pėr tė parė mundėsinė e intensifikimit tė bashkėpunimit nė fusha me interes reciprok.