Kryeministri shqiptar, Sali Berisha deklaron se do tė nxjerrė dekret pėr tė ēmontuar dhe shpartalluar mafien nė Shqipėri.
Duke vazhduar sulmin ndaj kryetarit tė PS-sė Edi Rama, tė cilin mbrėmė e cilėsoi si kryetar tė njė klani mafioz, qė sipas tij ka abuzuar me pronat e kryeqytetit dhe ka vendosur pasuri me vlerė 750 milion euro, Berisha tha Ajo ēfarė unė deklarova mbrėmė ju garantoj ėshtė vetėm njė pjesė, dhe vetėm njė pjesė, se tentakulat e saj tė tmerrshme shtrihen nė mbarė vendin.
Nė mbledhjen e qeverisė, Berisha tė enjten paralajmėroi ngritjen e njė Kėshilli Ligjor, i cili do tė ndihmojė ekzekutivin nė njė betejė me zero tolerancė ndaj mafies dhe premtoi se nuk do tė ketė ngjyra politike.
Nė kėtė luftė dhe nė kėtė betejė nė mėnyrė kategorike nuk do tė ketė ngjyra, se ngjyra e krimit ekonomik ėshtė mė e shėmtuara. Do tė ketė qėndrim rigoroz ligjor, por nė mėnyrė absolute nuk do tė ketė forcė qė tė pengojė kėtė ekzekutiv ta ushtrojė vullnetin e popullit shqiptar nė luftėn kundėr mafies, tha Berisha.
"Nė rast se nė mandatin e parė ne ēmontuam njė nga njė bandat qė bėnin ligjin nė vend, tani kanė ngelur 'nehatėt' e kollarisur dhe bosėt e mafies. Tentakulat e mafies shtrihen nė mbarė vendin, ndaj dhe ministritė dhe agjencitė qeveritare kanė detyrimin e parė dhe madhor, betejėn me zero tolerancė ndaj mafies", vazhdoi Berisha.
Kreu i qeverisė informoi se departamenti i luftės kundėr korrupsionit pranė kryeministrit do tė jetė edhe pėr luftėn kundėr mafies. "Nuk do tė nguroj tė pėrdor dekretin. Lufta kundėr mafies ėshtė emergjente. Ndaj Kėshilli Ligjor do tė ketė sugjerimin e dekreteve tė Kėshillit tė Ministrave pėr tė shpartalluar mafien", tha ai.
Berisha pėrdori situatėn e ndėrtimeve nė Himarė pėr tė treguar ekzistencėn e mafies sė ndėrtimeve, ndėrsa shtoi se nė Tiranė nuk ekziston asnjė investim i huaj. "Njė bukurisė natyrore si Himara mafia i vuri perden. Dhe aq sa e sheh detin nga Tropoja, aq mund ta shohėsh prapa perdes sė mafies. Nė Tiranė pėr tė huajt ėshtė e ndaluar investimi. Sepse tė huajt nuk do tė pranojnė tė cenojnė karakterin e ēmimit tė ndėrtimit, tha ai.