Forcat e Armatosura shqiptare festojnė sot 97 vjetorin e krijimit tė tyre. Ceremonia pėr nder tė kėsaj ngjarjeje u organizua sot paradite nė Akademinė e Mbrojtjes dhe ishte i pranishėm dhe presidenti i Republikės, njėkohėsisht komandanti i pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura si dhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.
Presidenti Bamir Topi nė fjalėn e mbajtur me kėtė rast tha se anėtarėsimi i vendit nė NATO hap tė tjera sfida tė reja pėr ushtrinė shqiptare. “Sot ėshtė dita kur tė gjithė ne kujtojmė historinė e lindjes, formimit dhe konsolidimit tė Forcave tona tė Armatosura, qė, ashtu si historia e shtetit shqiptar, kanė rrugėtuar mes vėshtirėsish, sakrificash dhe sfidash, tė cilat duhet tė na ndihmojnė tė shikojmė mė tė sigurt tė ardhmen e nė tė njėjtėn kohė tė na qartėsojnė qėllimin pėr tė cilin ato janė formuar dhe tė cilit i shėrbejnė me besnikėri.”

Kreu i shtetit shtoi mė tej se sot kujtohen e nderohen me shumė respekt tė rėnėt dhe dėshmorėt e atdheut.“ Ata mbeten patriotė, heronj dhe simbol i sė vėrtetės, pėr tė cilėn dhanė jetėn dhe u ndanė nga familjet dhe tė dashurit e tyre."

Ushtria shqiptare - vlerėsoi presidenti - sot qėndrojnė nė krah tė ushtarakėve tė vendeve mė tė mėdha nė misionet paqeruajtėse nė Afganistan, Ēad e Bosnje-Hercegovinė dhe janė tė vendosura tė pėrmbushin me pėrkushtim, profesionalizėm dhe pėrgjegjėsi qėllimin e pėrbashkėt e tė pėrballen me trimėri dhe dinjitet me sfidat.

Duke i siguruar mbėshtetjen e tij si president i Republikės dhe si komandant i pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura nė rrugėn e pėrmirėsimit tė mėtejshėm tė ushtrisė shqiptare edhe nė pėrmbushjen me sukses tė detyrave, Topi tha: "Sot ėshtė dita kur duhet tė mendojmė pėr nesėr. Sot ėshtė dita jo vetėm pėr tė ndėrtuar tė ardhmen, por edhe pėr ta mbrojtur dhe siguruar atė. Kjo ėshtė njė detyrė jo e lehtė, por jo e parealizueshme. Suksesi varet nga vullneti, trimėria, pėrgjegjshmėria, pasioni, besnikėria, patriotizmi dhe profesionalizmi qė ju do tė tregoni.”

Kreu i shtetit i shprehu mirėnjohjen tė gjithė vendeve aleate dhe mike, tė cilat u pėrkushtuan sė bashku me ne pėr tė realizuar me sukses reformimin e Forcave tė Armatosura, dhe ndihmuan qė edhe Shqipėria tė anėtarėsohet nė NATO.