Tė premten, opozita nė Shqipėri do tė nisė njė valė protestash pėr tė kėrkuar fillimisht shkarkimin e drejtorit tė pėrgjithshėm tė TVSH-sė dhe mė pas pėr tė rrėzuar kryeministrin Berisha.
Lajmin e bėri tė ditur kryetari i G99, Erjon Veliaj, nė pėrfundim tė mbledhjes sė kryetarit te PS Edi Rama, me aleatėt e majtė dhe tė djathtė qė nuk pėrfaqėsohen nė Parlament.

“Nga dita e nesėrme do tė fillojė njė protestė masive pėrpara TVSH-sė, pėr tė kėrkuar shkarkimin e drejtorit. Mė pas vala do tė vazhdojė me nga njė protestė nė dite”, ka deklaruar Veliaj.

Kreu i G99 ka pėrdorur tonė tė ashpra ndaj kryeministrit Berisha, tė cilin e ka cilėsuar njė tė sėmure mendor, qė duhet tė largohet sa mė shpejt nga pushteti.

“Kemi njė kryeministėr pervers. Ai nuk ėshtė i afte mendėrisht tė qeverisė vendin e vet. Drejtohemi nga njė kryeministėr anormal, ndaj po marrim masa”, ka theksuar Veliaj.

Ndėrsa kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, nė fjalėn e tij ka nėnvizuar se hapja e kutive ėshtė njė domosdoshmėri, ashtu si dhe zgjedhjet e parakohshme.

Ne tė njėjtėn linjė ėshtė shprehur edhe avokat Spartak Ngjela, i cili ka theksuar se, Shqipėria duhet tė ēlirohet nga tirania.

Ndėrsa kryetari i PDK, Nard Ndoka, pėrveē se ka konfirmuar protestėn ka kėrkuar nga prokuroria qė tė hetojė vjedhjen e votave.