Situatė e tensionuar nė Athinė nė njė vjetorin e vrasjes sė 15-vjeēarit, Aleksandros Grigoropulos nga policia. Mediat greke raportojnė se policia ka vėnė nė pranga mė shumė se 100 persona, mes tė cilėve 3 shtetas shqiptare dhe 5 italianė.
Identiteti i tė ndaluarve nuk bėhet i ditur dhe as roli qė dyshohet se mund tė kishin ata gjatė protestės sė parashikuar nė kujtim tė vitit tė tė riut grek, vrarė nga policia gjatė demonstratės qė u pasua mė tej me trazira tė shumta nė qytetin helen.

Pėr tė pasur nė kontroll rendit, pėrballė ēdo situate nė gatishmėri janė vėnė rreth 10 mijė trupa policie.

Njė ditė mė parė, kreu i qeverisė, Jorgos Papandreu bėri apel pėr zhvillimin e njė tubimi tė qetė e pa incidente, ndėrkohė qė organizatat radikale kanė kėrkuar pėrgjigje pėr shtimin e dhunės.

Sipas burimeve tė policisė, shumė nga personat e arrestuar qė pritet tė dalin nesėr para gjykatės janė akuzuar pėr sulmin nė njė qendėr sociale nė lagjen "Keratsini".

Ndėrkohė qė tė tjera incidente u regjistruan edhe nė lagjen "Exarchia" ku disa grupe tė rinjsh sulmuan policinė.

Vitin e kaluar, trazirat e kishin pėrfshirė Greqinė, pėr mė tepėr se dy javė, pas vrasjes sė tė riut, Aleksandros Grigoropulos.