Nė kryeqytetin italian dhjetėra mijėra demonstrues kanė kėrkuar dorėheqjen e kryeministrit tė pėrfshirė nė disa skandale, Silvio Berlusconi. Organizatorėt flasin pėr 350 mijė pjesėmarrės nė kėtė demonstratė, ndėrsa policia pėr 90 mijė.
Kjo ishte protesta e parė e organizuar nė Itali pothuajse vetėm pėrmes njoftimeve nė internet. Sindikatat, organizatat me orientim tė majtė, Partia e hetuesve tė dikurshėm anti-korrupsion dhe ministri Antonio Di Pietro pėrkrahėn tė ashtuquajturėn "No Berlusconi Day".

Kreu i qeverisė me orientim tė djathtė dhe shef koncerni ėshtė akuzuar pėr korrupsion, pėr shkelje tė kushtetutės dhe sė fundi pėr lidhjet e tij me mafien. Ai iu kishte shpėtuar disa herė ndjekjeve penale pėrmes ndryshimeve tė ligjeve.