Preshendetje te nderuar anetare dhe ju miq dashamires te ketij forumi.
Ne vijim do te keni mundesine qe te lexoni nje poezi timen, kushtuar kurbetit, ndaj pa u zgjatur shume me sqarime, ju ftoj qe ta lexoni poezine:
KUR U NISA PĖR NĖ KURBET !!!...
Ishte natė Korriku qė s'harrohet pėrjetė,
kur unė e vendosa tė ikja nė kurbetė!
I rėndė qe ky vendim, pėr prindėrit e mi,
si thikė mė ranė nė zemėr, lotėt e tyre nė sy!
Nėna qante e nuk besonte,
babai kėmbėngulte e nuk pranonte!
Kur i'u dhashė lajmin e shkretė,
qė unė po nisesha pėr nė kurbetė!
Buza mė dridhej e zėri mė mbytej,
shpirti nė pafundėsitė e hidhėrimit zhytej!
Prindėrit e trishtuar, pa reshtur lotonin,
dhe kurbetin e zi, pa pushim e mallkonin!
Mos shko o bir nė kurbetė; mė thanė,
se kjo rrugė e largėt, neve vaē na ndanė!
Qėndro kėtu me ne, nuk duam pasuri,
se pasuria jonė, o bir je vetėm ti!
Tė kemi djalė tė vetėm, mė thanė me gjysėm zėri,
ti pėr ne je drita e syve, pa ty na mbulon terri!
Jeta jonė pa ty, s'do tė ketė aspak kuptim,
ashtu sikurse nata, po tė mos kishte agim!
Qėndro ketu me ne, mos na lėr o bir,
se mungesa jote, pėr ne ėshtė e veshtirė!
Po len nė shtėpi, dy prindėr tė mjerė,
duke pritur tėrė ankth, trokitjen tėnde nė derė!
Dielli ē'do ditė do tė lindė, por s'do tė na ngrohė aspak,
se zemrat tona o bir, pėr ty do tė jenė nė merak!
Largėsia dhe brenga jote, do tė na roberojnė,
kur vajtimin e qyqes, nė pranverė do tė degjojmė!
Do tė kalojnė ditėt, muajt edhe vitet,
e malli pėr ty o bir, pa masė do tė rritet!
Ti larg do tė jesh, atje nė tė ziun mėrgim,
ndėrsa ne nė prag te derės, do tė tė presim me padurim!
Mos ik pra o bir, pranoje lutjen tonė,
se njė ditė do tė pendohesh, por do tė jetė shumė vonė!
Koha vetėm ecen e pas nuk kthehet mė kurrė,
po ikėn sot si fėmi e mbase kthehesh i bėrė burrė!
Dhimbjen dhe lotėt e tyre, dot mė s'i durova,
e me zėrin qė mė dridhej, prindėrve i'u premtova!
Mė besoni i'u thashė, se nuk do tė qėndroj gjatė,
dhe shumė shpejt tek ju, do tė kthehem prapė.
Eh, o bir mė thanė; je ende shumė i ri,
ikjen tė gjithė e dinė, por kthimin askush s'ė di!
Ti paē jetė tė gjatė e qofsh mirė me shėndet,
dhe mos harro se nė shtėpi, njė babė e nėnė tė pret!
Zoti qoftė me ty, tė ectė rruga e mbarė,
dhe ardhshė shėndoshė e mirė, nė shtėpi sa mė parė.
Tė kesh kujdes o bir, ngado qė do tė shkosh,
se nuk ėshtė e lehtė, nė tokė te huaj tė jetosh!
Nga qielli ranė ca yje e mbi tokė u shuan,
por lotėt e prindėrve, aspak nuk ndaluan!
Kur mėngjesi agoi, ēantėn nė krahė hodha,
me plot mall e dhimbje, tė dy i pėrqafova!
I shtrėngova fort, nė kraharorin tim,
dhe i'u kėrkova ndjesė, pėr kėtė gabim!
Me duart e mia, i'ua fshiva lotėt nėpėr faqe,
por zemrat e tyre, kurrsesi nuk gjetėn paqe!
Kur pragun e derės kalova, u trondit ēatia,
ikjen time po e vajtonte edhe vetė shtėpia!
Zemra fort m'u drodh e loti nga sytė mė pikoi,
me shpirtė mallkova jetėn qe kėtė fat mė dhuroi!
Retė e zeza e tė dendura, nga qielli shiun e lėshuan,
pikat e tė cilit, lotėve tė mi i'u bashkuan!
I lagur nga shiu e lotėt, pėr nė kurbet u nisa,
e nė zemėr mė vriste faji qė prindėrit braktisa!
Kėshtu braktisa prindėrit, vendlindjen dhe shtėpinė,
drejt rrugėve tė mėrgimit mora arratinė!
Qė bėra gabim tė madh, kėtė e di shumė mirė,
por mė detyroi halli, nuk e bėra me dėshirė!!!...
Londėr, Korrik.2006