Receta Gatimi

Poezi Kurbeti...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e Saimo
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Postime
    21
    Reputacioni
    0

    Poezi Kurbeti...

    Preshendetje te nderuar anetare dhe ju miq dashamires te ketij forumi.

    Ne vijim do te keni mundesine qe te lexoni nje poezi timen, kushtuar kurbetit, ndaj pa u zgjatur shume me sqarime, ju ftoj qe ta lexoni poezine:



    KUR U NISA PĖR NĖ KURBET !!!...

    Ishte natė Korriku qė s'harrohet pėrjetė,
    kur unė e vendosa tė ikja nė kurbetė!
    I rėndė qe ky vendim, pėr prindėrit e mi,
    si thikė mė ranė nė zemėr, lotėt e tyre nė sy!

    Nėna qante e nuk besonte,
    babai kėmbėngulte e nuk pranonte!
    Kur i'u dhashė lajmin e shkretė,
    qė unė po nisesha pėr nė kurbetė!

    Buza mė dridhej e zėri mė mbytej,
    shpirti nė pafundėsitė e hidhėrimit zhytej!
    Prindėrit e trishtuar, pa reshtur lotonin,
    dhe kurbetin e zi, pa pushim e mallkonin!

    Mos shko o bir nė kurbetė; mė thanė,
    se kjo rrugė e largėt, neve vaē na ndanė!
    Qėndro kėtu me ne, nuk duam pasuri,
    se pasuria jonė, o bir je vetėm ti!

    Tė kemi djalė tė vetėm, mė thanė me gjysėm zėri,
    ti pėr ne je drita e syve, pa ty na mbulon terri!
    Jeta jonė pa ty, s'do tė ketė aspak kuptim,
    ashtu sikurse nata, po tė mos kishte agim!

    Qėndro ketu me ne, mos na lėr o bir,
    se mungesa jote, pėr ne ėshtė e veshtirė!
    Po len nė shtėpi, dy prindėr tė mjerė,
    duke pritur tėrė ankth, trokitjen tėnde nė derė!

    Dielli ē'do ditė do tė lindė, por s'do tė na ngrohė aspak,
    se zemrat tona o bir, pėr ty do tė jenė nė merak!
    Largėsia dhe brenga jote, do tė na roberojnė,
    kur vajtimin e qyqes, nė pranverė do tė degjojmė!

    Do tė kalojnė ditėt, muajt edhe vitet,
    e malli pėr ty o bir, pa masė do tė rritet!
    Ti larg do tė jesh, atje nė tė ziun mėrgim,
    ndėrsa ne nė prag te derės, do tė tė presim me padurim!

    Mos ik pra o bir, pranoje lutjen tonė,
    se njė ditė do tė pendohesh, por do tė jetė shumė vonė!
    Koha vetėm ecen e pas nuk kthehet mė kurrė,
    po ikėn sot si fėmi e mbase kthehesh i bėrė burrė!

    Dhimbjen dhe lotėt e tyre, dot mė s'i durova,
    e me zėrin qė mė dridhej, prindėrve i'u premtova!
    Mė besoni i'u thashė, se nuk do tė qėndroj gjatė,
    dhe shumė shpejt tek ju, do tė kthehem prapė.

    Eh, o bir mė thanė; je ende shumė i ri,
    ikjen tė gjithė e dinė, por kthimin askush s'ė di!
    Ti paē jetė tė gjatė e qofsh mirė me shėndet,
    dhe mos harro se nė shtėpi, njė babė e nėnė tė pret!

    Zoti qoftė me ty, tė ectė rruga e mbarė,
    dhe ardhshė shėndoshė e mirė, nė shtėpi sa mė parė.
    Tė kesh kujdes o bir, ngado qė do tė shkosh,
    se nuk ėshtė e lehtė, nė tokė te huaj tė jetosh!

    Nga qielli ranė ca yje e mbi tokė u shuan,
    por lotėt e prindėrve, aspak nuk ndaluan!
    Kur mėngjesi agoi, ēantėn nė krahė hodha,
    me plot mall e dhimbje, tė dy i pėrqafova!

    I shtrėngova fort, nė kraharorin tim,
    dhe i'u kėrkova ndjesė, pėr kėtė gabim!
    Me duart e mia, i'ua fshiva lotėt nėpėr faqe,
    por zemrat e tyre, kurrsesi nuk gjetėn paqe!

    Kur pragun e derės kalova, u trondit ēatia,
    ikjen time po e vajtonte edhe vetė shtėpia!
    Zemra fort m'u drodh e loti nga sytė mė pikoi,
    me shpirtė mallkova jetėn qe kėtė fat mė dhuroi!

    Retė e zeza e tė dendura, nga qielli shiun e lėshuan,
    pikat e tė cilit, lotėve tė mi i'u bashkuan!
    I lagur nga shiu e lotėt, pėr nė kurbet u nisa,
    e nė zemėr mė vriste faji qė prindėrit braktisa!

    Kėshtu braktisa prindėrit, vendlindjen dhe shtėpinė,
    drejt rrugėve tė mėrgimit mora arratinė!
    Qė bėra gabim tė madh, kėtė e di shumė mirė,
    por mė detyroi halli, nuk e bėra me dėshirė!!!...


    Londėr, Korrik.2006

  2. #2
    i/e rregjistruar 10% Maska e bleron12
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    84
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    shum shum shum e bukur

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e Saimo
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Postime
    21
    Reputacioni
    0
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga bleron12 Lexo postimin
    shum shum shum e bukur
    Flm, mbi te gjitha me behet shume qejfi qe te ka pelqyer.

    Respekte.

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e Saimo
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Postime
    21
    Reputacioni
    0
    MĖ FAL NĖNA IME ?!...

    Nėna ime nėnė e dashur,
    pa ty zemra mė ėshtė plasur!
    Para kohe unė u plaka,
    kėtij kurbeti i rėntė flaka!

    Nga ti ika u largova,
    dhe e di qė tė lėndova!
    Por ja qė Zoti mė dėnoi,
    pa ty nėnė unė tė jetoj!

    Nė ėndėrr jam me ty ē'do natė,
    edhe pėrse ti ndodhesh larg.
    Tė gjitha dhimbjet m'i shėron,
    kur dora jote mė ledhaton.

    Mė duket vetja si jetim,
    kėtu larg teje nė mėrgim!
    Ndjenjat m’i ndryshku vetmia,
    e shpirtin m'a braktisi lumturia!

    Pa ty o nėnė e shrenjtė,
    e rėndė qenka kjo jetė!
    Mallkuar qoftė ky fat i zi,
    qė padrejtėsishtė me ndau nga ti!

    Prej ditės kur dola nė kurbet,
    njė faj i rėndė nė zemėr mė vret!
    Pesha e tij po mė hap plagė,
    qė pėrjetė do tė rrjedhin gjak!

    Tė lutem mė fal nėna ime,
    qė tė lashė nė hidhėrime?!
    Mė fal qė po derdh lot pėr mua,
    dhe mos harro se unė shumė tė dua.

    Te dua me shumė se jetėn time,
    dhe pėr kėtė nuk kam dyshime!
    Pritėm nėnė edhe pėr pak kohė,
    se do te kthehem njėherė e pėrgjithmonė.

    Besomė nėnė se sė shpejti do tė vij,
    e lotėt nė sy do tė t'i fshij.
    Do tė tė marr nė pėrqafim,
    gjersa t'a shuaj kėtė mallin tim...

    © Saimir Murati...

    Londėr, Shkurt - 2005

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Poezi…....
    Nga MAJDI nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 19-02-2012, 08:39 PM
  2. Poezi nga lettas
    Nga lettas nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-10-2011, 07:11 PM
  3. Asdreni poezi
    Nga ardona nė forum Shkrimtarė Shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-09-2010, 11:39 PM
  4. ELANKO POEZI - Poezi nga Elda Kokoneshi
    Nga EMAUS nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 10:33 PM
  5. POEZI
    Nga pulaj66 nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-08-2008, 05:14 PM