Kryesia e Partisė Demokratike e Tiranės ėshtė mbledhur tė dielėn pėr tė diskutuar mbi organizimin e festimeve qė do tė zhvillohen mė 8 dhjetor nė sheshin Skėnderbej nė Tiranė.
Partia Demokratike fton tė gjithė shqiptarėt pėr tė festuar 19-vjetorin e rrėzimit tė komunizmit dhe arritjet e deritanishme tė vendit nė arenėn ndėrkombėtare. Vetė kryetari i PD-sė, njėkohėsisht kryeministėr Sali Berisha nga podiumi i kėsaj kryesie ftoi tė gjithė qytetarėt tė festojnė 8 dhjetorin, ditėn qė ndau epokėn pėr shqiptarėt- siē e cilėsoi Berisha.
Mė 8 dhjetor tha Berisha- tė mblidhemi tė gjithė nė sheshin Skėnderbej pėr tė nderuar tė rinjtė tė cilėt u pėrballėn nė rrugėt e kryeqytetit me diktaturėn mė tė egėr qė Evropa kish njohur ndonjėherė.
Kryetari i PD-sė tha se mė 8 dhjetor 1990 u shemb muri i Berlinit nė Tiranė. Ftoj tė gjithė shqiptarėt pavarėsisht nga bindjet partiake qė i besojnė pluralizmit dhe qė ėndrra mė e bukur ėshtė familja evropiane, tė bashkohemi nė sheshin Skėnderbej pėr tė festuar njė ditė ndėr mė tė mėdhatė nė historinė e kombit tonė
Kreu i qeverisė vuri nė dukje se kėtė 8 dhjetor shqiptarėt e festojnė mė krenarė se kurrė, e festojmė si anėtarė tė NATO-s, si njė vend pėr tė cilin Bashkimi Evropian ka firmosur kėrkesėn pėr anėtarėsim nė kėtė organizėm, e festojnė nė prag tė liberalizimit tė lėvizjes sė lirė nė mbarė Evropėn.
Pėr tė kujtuar lėvizjen studentore tė dhjetorit 1990 janė parashikuar tė gjithė elementėt e njė feste madhėshtore. Kėnga, ndriēimi, fishekzjarrėt janė pjesė tė dekorit tė kėsaj feste, me tė cilėn partia e mazhorancės do ti krijojė njė imazh tjetėr sheshit Skėnderbej, pėrkundėr imazhit tė protestave tė opozitės.
Grupe tė njohur kėngėtarėsh mes tė cilėve edhe finlandezėt e Sunrise Avenue do tė ngjiten nė skenė pėr ti dhėnė mė tepėr gjallėri festės sė demokratėve. Bėhet e ditur se nė kėtė festė tė 8 dhjetorit janė ftuar tė gjithė, duke pasur parasysh kėtu themeluesit e dikurshėm, anėtarėt e PD-sė, simpatizantėt e saj.