Plot 300 kilogramė marihuanė ėshtė mundur tė sekuestrohet nga policia, duke mundėsuar edhe arrestimin nė flagrancė tė transportuesit tė kėsaj sasie tė madhe lėnde narkotike.
Lajmi konfirmohet pėr agjencinė e lajmeve NOA nga burimet policore tė Gjirokastrės, sipas tė cilave kapja e kuintalėve me marihuanė u mundėsua nė kuadėr tė operacionit tė koduar “Pėrtej kufijve”, nė vijim tė atij me emrin “Stuhia” ku u sekuestruan 340 kg marihuanė.

Ato sqarojnė se si automjeti tip xhip Shevrolet me targa false GJ 36 32 A, i drejtuar nga 30-vjeēari Bledar Andoni, lindur dhe banues nė Gjirokastėr, i dėnuar mė parė me 6 vjet burg pėr veprėn penale tė “trafikut tė femrave pėr qėllim prostitucioni, mbetur nė tentativė”, ishte i mbushur me lėndė narkotike marihuanė.

Automjetit i ishin hequr sediljet e pasme dhe ishte mbushur plot me pako njė kilogramėshe, tė mbėshtjella me letėr natriban ku brenda tyre kishte marihuanė.

Ndėrkaq, mėsohet se Andoni pėr t’i shpėtuar kontrollit tė policisė kishte vendosur nė xhamin e parė njė tabelė false me mbishkrimin “D.SH.P.Q/Gjirokastėr”.

Por nė vendin e quajtur “Qafa e Muzinės” nė askin rrugor Gjirokastėr-Sarandė, ai ka konstatuar se po ndiqej nga policia dhe ka lėvizur me shpejtėsi tė madhe nė drejtim tė Sarandės, ndėrsa rreth 500 metra larg Urės sė Kranesė, policia i preu atij rrugėn.

Drejtuesi i automjetit porsa ka parė postobllokun ėshtė kthyer me shpejtėsi pėr nė drejtim tė Gjirokastrės, por edhe nė kėtė drejtim rruga ishte e bllokuar nga policia dhe pėr t’i shpėtuar kapjes sė policisė, drejtuesi i automjetit ka hedhur makinėn nė njė kanal dhe ėshtė larguar me vrap nėpėr fushė, ku mė pas edhe ėshtė kapur.

Automjeti si pasojė e rėnies nė kanal pėsoi dėmtime materiale dhe ėshtė transportuar pėr nė mjediset e policisė sė Gjirokastrės, ndėrsa materialet i kaluan prokurorisė pėr veprime tė mėtejshme.