Kryeministri Sali Berisha e konkretizoi me vendim qeverie denoncimin e tij publik pėr atė qė ai e ka cilėsuar aferė me token publike nė qendėr tė Tiranes. Ekzekutivi vendosi nė mbrėmje anulimin e shitjes se 1350 metrave tė kompleksit Tajvani, ndėrsa kėrkoi qė tė njėjtin vendim ta marrin edhe kėshilltarėt e kėshillit bashkiak tė Tiranės.
"Ē’bėrjen e vendimit me tė cilin ėshtė pėrvetėsuar toka publike nė zemėr tė Tiranės jashtė ēdo lloj kompetence tė kėshillit bashkiak. 1350 metėr katrorė tokė, siē ėshtė marr vesh janė pėrvetėsuar me njė ēmim qesharak nė njė kohė kur toka nuk ka qenė private, nė njė kohė kur toka nuk ka qenė pronė e bashkisė sė Tiranes, por tokė publike, pronė e shtetit pėr tė cilėn pėrgjegjėse direkte ėshtė qeveria qendrore", deklaroi kryeministri Berisha.

Berisha lexoi mesazhe qė i kane mbėrritur nga shumė qytetarė, tė cilėt sipas tij ndjehen tė kėrcėnuar nga mafia e ndėrtimit. Ndaj ai propozoi amendimin e Ligjit tė Inspektoriatit tė Ndėrtimit dhe krijimin e njė force tė ndėrhyrjes sė shpejtė.

Me argumentin se mjetet lundruese janė industri e mafies nė vend, kryeministri Sali Berisha propozoi qė moratoriumi pėr ndalimin e skafeve tė shtohet edhe mė 3 vjet tė tjera. Kjo masė, sipas Berishės, merret nė kuadrin e luftės qė ekzekutivi i ka shpallur mafies dhe krimit tė organizuar, por se shumė shpejt shqiptarėt do tė lėvizin pa viza nė zonėn Schengen.