Janė bėrė tė ditura problemet e para nga reshjet e dėborės qė kanė rėnė gjatė 24 orėve tė fundit nė Kukės, Pukė e Korēė. Fatmirėsisht nuk bėhet e ditur pėr komuna tė bllokuara.
Reshjet e dendura kanė bėrė qė disa akse rrugore tė jenė tė bllokuara, duke izoluar nė kėtė mėnyrė banorėt. Ashtu sikurse edhe vitet e tjera, komunat e bllokuara janė ato Grykė Ēajės, Kalisit, Arrnit dhe Zapodit.

Autoritetet vendore kanė kėshilluar drejtuesit e makinave qė nė akse tė tjera rrugore, si ajo nė drejtim tė Shishtavecit apo nė drejtim tė Qafė Malit tė lėvizet me zinxhir, pėr tė parandaluar rrėshqitjet e mundshme tė makinave.

Me zinxhirė por tė kalueshme pėr momentin paraqiten akset Pukė-Fushė Arrėz e Qafė Mali-Kukės dhe Qafė Mali-Fierzė e Fushė Arrėz-Mirditė

Ndėrkohė, akse tė tjera si ajo Qafė Morinė –Tropojė, apo Hasė-Qafė Prush qė janė edhe pika kufitare me Kosovėn, situata paraqitet normale.

Probleme nga bora paraqiten nė Bulqizė e Peshkopi, nė komunat e Lurės dhe Kala e Dodės, nė Tėrnovė, Ostren e selishtė.

Reshje bore ndėrkaq kanė nisur dhe nė rajonin juglindor tė vendit. Bora ka prekur Qafėn e Thanės, Qafė Plloēėn, Qafė Qarrin e Dardhėn. Gjatė gjithė natės nė kėto akse ėshtė punuar me borėpastruese pėr tė mundėsuar njė kalim tė lehtėsuar tė automjeteve.