Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtėm Ilir Meta, deklaroi tė dielėn se Shqipėria ėshtė nė njė proces intensiv drejt integrimit nė Bashkimin Evropian, ndėrsa i bėri thirrje opozitės qė tė japė kontributin e saj “nė liberalizimin e vizave, plotėsimin e pyetėsorit tė KE-sė dhe nė tė gjitha proceset e tjera integruese”.
“LSI, si forcė qeverisėse nė njė koalicion pėr integrim, po tregon gjithnjė e mė shumė pėrmes pėrfaqėsuesve tė saj, se ėshtė njė forcė politike serioze, njė forcė politike e cila ēdo vendim tė saj e bėn nė funksion tė interesave tė stabilitetit politik dhe ekonomik tė vendit, tė zhvillimit e sidomos tė integrimit evropian”, tha Meta gjatė njė takimi me strukturat e kėsaj partie nė Elbasan.

Duke u ndalur tek procesi i integrimit tė Shqipėrisė nė BE, Meta kujtoi arritjet e rėndėsishme tė vendit nė kėtė drejtim, nė njė kohė shumė tė shkurtėr. Ministri Meta, pėrshėndeti fqinjėt tanė, Maqedoninė, Malin e Zi dhe Serbinė, tė cilėt pėrfituan sė fundi nga liberalizimi i vizave nė BE, ndėrsa siguroi se nė Shqipėri kjo do tė ndodh nė 2010.

“Tė gjithė do tė donim qė Shqipėria tė kishte pėrfituar nga liberalizimi me kėto vende. Por asnjė nuk duhet tė spekulojė, sepse tė gjithė e kanė ditur, pėrpara zgjedhjeve, se Shqipėria nuk do tė pėrfitonte nė tė njėjtėn kohė me tre vendet fqinje, sepse vendimi pėr to ishte marrė prej kohėsh. Kėto vende, kėrkesėn kryesore pėr liberalizimin e vizave e kishin plotėsuar me kohė, siē janė pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit”, tha Meta.

Zv/kryeministri gjeti rastin t'u bėjė njė thirrje qytetarėve shqiptarė qė nuk kanė aplikuar pėr pasaportat biometrike qė t’i nėnshtrohen kėtij procesi, si njė kusht pėr liberalizimin e vizave. “Nė kėto katėr muaj janė prodhuar 300 mijė pasaporta biometrike, njė shifėr spektakolare pėr arritjen e standardeve pėr liberalizimin e vizave”, tha ai. Nė tė njėjtėn kohė, Meta kėrkoi qė tė hiqet dorė nga retorikat “Shqipėria ka mbetur vendi i fundit”, ndėrsa shprehu bindjen se gjėrat po ecin nė drejtimin e duhur.