Ka arritur nė gjashtė numri i personave tė vdekur nga gripi i derrave nė Shqipėri, i njohur ndryshe si A/H1N1. Bėhet fjalė pėr njė grua nga Kukėsi e cila ka ndėrruar jetė nė spitalin infektiv nė Tiranė.
Gruaja ka qėndruar prej ditėsh nė reanimacion, ndėrsa tė dielėn ka humbur jetėn. Megjithatė, ajo vuante edhe nga sėmundje tė tjera tė rėnda si turbekulozi dhe kardiopi kronike, ēka kanė ndihmuar nė pėrkeqėsimin e gjendjes sė saj shėndetėsore.

Prekja nga A/H1N1 i ka shkaktuar goditjen fatale, duke i marrė asaj jetėn. Shqipėria numėron mbi 350 persona tė prekur me A/H1N1.

Rasti i parė i prekur nga ky virus u shfaq nė muajin qershor, ndėrkohė qė rastet kanė ardhur duke u rritur. Pothuajse tė gjitha viktimat e kėtij virusi, ishin tė prekura edhe nga sėmundje tė tjera.