Ministri i Brendshėm, Lulzim Basha mori pjesė tė martėn nė analizėn e veprimtarisė gjatė vitit 2009 tė Departamentit tė Hetimit tė Krimit dhe tė Departamentit tė Kufirit dhe Migracionin tė Policisė sė Shtetit.
Ministri Basha vlerėsoi rezultatet e arritura nga strukturat e hetimit tė krimit nė goditjen e elementėve dhe grupeve kriminale, rezultate qė kanė ndikuar drejtpėrdrejt nė forcimin e klimės sė sigurisė nė vend.

Basha u shpreh se rezultatet nė kėtė drejtim dėshmojnė mė sė miri pėr luftėn pa kompromis dhe me tolerancė zero tė strukturave tė Policisė sė Shtetit kundėr krimit tė organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve tė paligjshme.

Duke u ndalur te fakti se krimi i vrasjes pėr kėtė vit, me 79 raste, ėshtė mė i ulėti i regjistruar nė dhjetė vitet e fundit, ministri Basha nėnvizoi se ky tregues, dukshėm mė pozitiv edhe se njė pjesė e madhe e vendeve tė Bashkimit Evropian, ėshtė tregues i frenimit tė kriminalitetit pėrballė forcės sė Policisė sė Shtetit.

E ndėrsa vlerėsoi nivelin e zbulueshmėrisė sė veprave kriminale nė masėn 88%, Basha kėrkoi rritjen e mėtejshme tė profesionalizmit dhe pėrmirėsimin e vazhdueshėm tė kapaciteteve teknike dhe burimeve njerėzore pėr tė ju pėrgjigjur sfidave tė reja nė luftėn kundėr tė gjitha dukurive kriminale.

Vlerėsime dhe pėrgėzime tė posaēme shprehu ministri Basha pėr veprimtarinė e kryer gjatė kėtij viti nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit.

Ministri Basha cilėsoi si arritje tepėr tė rėndėsishme instalimin e sistemit TIMS nė tė gjitha pikat e kalimit kufitar dhe pajisjen e kėtyre pikave me mjetet dhe teknologjinė mė tė avancuar tė kontrollit, instalimin e sistemit tė analizės sė informacionit MEMEX nė drejtoritė e policisė nė qarqe dhe vėnien nė funksionim tė qendrės operacionale nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit.

Basha vuri theksin nė faktin se njė pjesė e rėndėsishme e kritereve tė pėrcaktuara pėr liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian ka tė bėjė pikėrisht me pėrmbushjen e detyrave tė pėrcaktuara pėr Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.