Sėmundja e gripit tė derrit, e cila shkaktohet nga virusi AH1N1 ka rrėmbyer njė tjetėr jetė nė spitalin e Infektivit nė Tiranė, duke e ēuar nė tetė numrin e viktimave tė deritanishme.
Bėhet fjalė pėr njė grua nė moshėn 55-vjeēare nga qyteti i Tiranės, e cila mėsohet se vuante nga diabeti dhe nga hipertensioni nė momentin kur u sulmua nga virusi nė fjalė.

Ajo ka ndėrruar jetė nė spitalin Infektiv pranė Qendrės Spitalore Universitare "Nėnė Tereza", ndėrsa u paraqit atje nė gjendje mjaft tė rėnduar e kėshtu qė mjekėt nuk kanė mundur ta shpėtojnė dot nga kthetrat e vdekjes.

Si edhe nė raste tė tjera qė kanė humbur jetėn prej gripit tė derrit, gruaja 55-vjeēare ka shfaqur shenja sėmundjesh tė tjera paralele, e pėr kėtė arsye mjekėt kanė argumentuar se virusi ka qenė ekspansiv.

Realisht, nė vendin tonė numėrohen mbi 300 tė prekur nga virusi i gripit tė derrit, ndėrsa kanė mbėrritur tashmė 10 mijė dozat e para kundėr A/H1N1 nga Hungaria, tė cilat do tė pėrdoren kundėr shtresave qė kanė mė shumė premisa tė sulmohen nga virusi qė shkakton sėmundjen e gripit tė derrit.