Mijera vete sfiduan te ftohtin dhe masat e ashpersuara te sigurise per te mbushur plot Times Square-n ne New York, ku ndoqen mes brohorimash renien tradicionale te sferes se kristalte ne castin e nderrimit te viteve.

Me puthje dhe tonelata te tera confetti, nju jorkezet harruan temperaturat nen zero dhe deboren e kremtuan ne rruge fillimin e vitit te ri.

Viti i Ri ne France


Kulla Eiffel ne Paris vezullonte nga dritat ne mbremjen e Vitit te Ri. Pariziane e turiste bashke shkembyen urime per nje vit te mbare e te begate, teksa simboli i kryeqytetit francez u ndricua per te paren here si nje ylber i vertete, me rastin e 120 vjetorit te kulles me te famshem te botes.

Fasha e drites nga Eiffel perfundoi me nje ekstravagance 12 minuteshe ne mesnate, nje minute per cdo dekade te ekzistences se saj.

Mberrin 2010 ne Gjermani

Fishekzjarre shumengjyreshe mbi porten e Branderburgut, ekrane gjigante ne rruge, kioska te improvizuara per festa me ushqime e pije, rruget e mbushura me njerez qe festonin, kjo ishte panorama e nderrimit te viteve ne Berlin, ku sipas autoriteteve gati 1 milione vete u mblodhen per te festuar hyrjen e 2010-tes.

Sipas te dhenave te policise festa ka kaluar pa ndonje incident dhe numri i nderhyrjeve te ndihmes se shpejte ishte per dy te tretat me i vogel se sa ne vitin e kaluar.

Po ashtu edhe ne Moske, Londer, Paris dhe Nju Jork Viti i Ri 2010 u prit dhe festua neper sheshe te hapura.

Spektakel ne Rio


Capo Cabana e Rio de Zhaneiros solli nje spektakel gjigant per dy milione e njerezit e mbledhur per ta festuar Vitin e Ri ne plazhin e famshem brazilian, te njohur tashme per kremtimet e jashtezakonshme te vitit te ri.

95 % e 28.000 dhomave te hoteleve qe Ro ka gjithsej ishin prenotuar te gjitha, cka tregon nje rritje te ndjeshme krahasuar me fluksin e turisteve nje vit me pare.

Fillimisht dhjetera mijera vete kishin vershuar ne Sidnei per te marre pjese ne nje nga festat me te medha te nderrimit te vitit ne bote. Organizatoret folen per 1,5 milione vizitore.


Festime ne Tirane per nderrimin e viteve






Festime e shkembime urimesh ne festen e nderrimit te viteve.Ne qendren e Tiranes disa i kane qendruar besnike sheshit edhe per kete vit, duke e pritur Vitin e Ri ne sheshin "Skenderbej", bashke me kengetaret ne koncertin tradicional te bashkise per diten e nderrimit te viteve.

Por rruget gati bosh te Tiranes ndryshuan pamje menjehere pas mesnates, kur me mijera makina dolen per te festuar ne bare dhe pabe.

Bulevardi "Deshmoret e 4 Shkurtit" dhe "Parku Rinia" lane ne hije festimet ne shesh. Me mijera te rinj kane gdhire deri ne mengjes ne pabet e kryeqytetit, duke uruar njeri-tjetrin per nje vit te ri sa me te mbare

Mbreme per te gjithe romantiket natyra kishte bere dhuraten e vet te rralle. Nje hene e plote, fenomen te cilin, astronomet e quajne hena blu, ka ndricuar me shume se kurre, duke i ndricuar keshtu rrugen edhe dites se pare te viti 2010.


Prishtine, aktivitete te vakta ne festen e nderrimit te viteve





Kryesisht ne menyre te pakontrolluar, per gjysme ore, nje numer i madh i fishekzjarreve ndricoi qiellin e kryeqytetit te Kosoves kur kalohej nga 2009 ne 2010.
Perpos koncertit te pervitshem ne sheshin “Nene Tereza”, Prishtina edhe sivjet nuk pati ndonje aktivitet te vecante per nderrimin e viteve.
Presidenti i Kosoves, ne urimin e tij per kete feste, vitin qe lame pas e quajti me plot suksese. Megjithate, jo pak sfida te veshtira po i trashegon 2010, ne mesin e te cilave edhe procesi i GJND-se ku po shqyrtohet legjitmiteti i pavaresise se Kosoves.

Perpos kesaj, sic thote edhe kryetari i Prishtines, Isa Mustafa, viti 2010 duhet te deshmohet edhe per realizim premtimesh.

Nata e pare e Vitit te Ri ne Kosove kryesisht festohet ne shtepi me familje. Ndersa te tjere qe e priten vitin e ri ne sheshin “Nene Tereza”, urimet i kishin te pergjithesuara per te gjithe shqiptaret.

Me te filluar vitin 2010, ne Kliniken Gjinekologjike te Prishtines erdhi ne jete edhe femija i pare per kete vit. Aulona eshte gezimi i pare i nenes 21-vjecare nga fshati Hade.

Ne kete dekade qe lame pas, vetem ne kete departament, kane lindur mbi 110 mije femije. Megjithate, per shkak te kushteve sociale dhe mungeses se ndryshimeve te medha, nataliteti ka shenuar renie vit pas viti.

Shpresa me e madhe per te gjithe kosovaret, pa dallim moshe, vazhdon te mbetet perspektiva evropiane e vendit e cila he per he mbetet nje deshire veshtire e realizueshme.