Afro nėntė nė ēdo dhjetė persona tė anketuar nuk kanė qenė tė vetėdijshėm pėr pasojat e dėmshme qė shkakton indi yndyror i vendosur nė zonėn e abdomenit.

Hulumtimi nė tė cilin kanė marrė pjesė 12 mijė evropianė ka treguar se shumica e njerėzve nuk janė tė informuar se ky ind dhjamor ndikon negativisht nė funksionimin e organeve tė brendshme si dhe rrit rrezikun pėr zhvillimin e diabetit tė llojit 2 si dhe sėmundjeve tė zemrės.
Rezultatet kanė treguar edhe se informimi mė i mirė te shumica e personave tė studiuar, ka ēuar edhe te ulja e masės trupore.
Hulumtuesit shtojnė se indi yndyror i vendosur nė abdomen, lidhet me zhvillimin e proceseve inflamatore, tė cilat ēojnė nė dėmtimin e enėve tė gjakut, ndėrsa duke ndikuar nė mėlēi, ndryshojnė proceset e zbėrthimit tė karbohidrateve dhe yndyrave nė organizėm.