Bogdani ben diplomatin: Kam kontrate me Kievon
Erjon Bogdani ka dashur te frenoje gjithe zhurmen e mediave italiane rreth se ardhmes se tij teksa ka deklaruar qe eshte ende nen kontrate me skuadren e Kievos dhe kjo i veshtireson ne nje fare menyre tratativat: Kur je i lire mund te besh diskutime vete, por ne kesi rastesh duhet te permbushen dy vullnete, ai i klubit dhe vullneti im personal. Jam ende nen kontrate, te shohim. Pertej diplomacise te gjithe ne Itali jane te bindur se Bogdani nuk do te qendroje me skuadren e Kievos ne sezonin e ardhshem. Ne poleposition eshte Kaljari, por edhe Rexhina e Siena mund te perfitojne sherbimin e lojtarit. Ne ditet e fundit ne skene ka dale edhe skuadra e Fiorentines.