Zyrtare: Kaka fiton Topin e Arte
Kaka eshte zyrtarisht fituesi i Topit te Arte. Cmimi iu dorezua brazilianit te Milanit ne ceremonine e Parisit, qe ka bekuar kurorezimin e fantazistit kuqezi, lojtari i gjashte i shoqerise milaneze qe merr kete cmim prestigjioz pas Riveres, Gulit, Van Basten, Ueah dhe Shevcenkos. Ishte nje vit i hatashem komenton braziliani dhe kjo, dita per ta kurorezuar denjesisht. Falenderoj Zotin, familjen time! Faleminderit Milan! Dua ta mbaj veshur kete fanelle sa me gjate!.
Emocioni eshte nga ata qe ta mbajne frymen pezull, qe ti harkojne vetullat dhe te njomin fytyren, edhe ai duket si njeriu me gazmor. Riki, sic e therrasin ne Milano dhe jo vetem, ka mberritur ne Paris me bindjen se e ka fituar cmimin me te bukur, por skena e mallengjeu, e katapultoi ne nje realitet, qe duhet ta provosh per ta shijuar. I veshur me kostum, me buzeqeshjen e rastit, ai ka ndjesine se ka hyre te beje pjese ne nje histori te lavdishme, te topit dhe te fanelles kuqezi. Ne fakt, pervec numrit te fenomeneve qe kane puthur sferen e arte ne keta 51 vjet, Kaka perfaqeson pese kampione milaniste, te afte qe te marrin bashkerisht 7 trofe: Rivera, Gulit, Van Basten (3), Ueah dhe Shevcenko.
10 fituesit e fundit te Topit te Arte
1998 Zinedin Zidan (Fra) Juventus
1999 Rivaldo (Bra) FC Barcelona
2000 Luis Figo (Por) Real Madrid
2001 Majkell Ouen (Ang) Liverpul
2002 Ronaldo (Bra) Real Madrid
2003 Pavel Nedved (Cek) Juventus
2004 Andri Shevcenko (Ukr), AC Milan
2005 Ronaldinjo (Bra) FC Barcelona
2006 Fabio Kanavaro (Ita) Real Madrid
2007 Kaka (Bra) AC Milan