MekLareni rrezikon titullin e konstruktoreve!
25 Korrik Dita e gjykimit po afron dhe Ron Denisi tenton te heqe me pesimizem rete qe ngrysin atmosferen tek MekLareni. Fjalet e zakonshme nisin te kene shume pak rendesi, sepse pas 48 oresh fjala do ti shkoje gjykatesve te mbledhur ne Paris dhe, megjithese ka ende pasiguri, parashikimet flasin keq per Shigjetat e Argjendta. Hipotezat jane te njejtat me ato te dites kur Maks Moslei foli per procedimin ndaj MekLarenit, por zera gjithnje e me te forte thone se FIA do te perdore grushtin e hekurt. Sipas rregullores, skuadra rrezikon nga nje gjobe te thjeshte, dhe pse te majme, deri ne perjashtimin nga boterori aktual dhe ai i ardhshmi. Ne te vertete duket se drejtimi i Keshillit Boteror eshte per te ndeshkuar skuadren, duke ruajtur pjeserisht dy pilotet. Flitet per nje heqje te mundshme te pikeve te fituara nga MekLareni ne renditjen e kontruktoreve. Te enjten do te vije pergjigja e shumepritur, ndersa Denis merr mbeshtetjen, ndoshta paksa te vonuar, te Mercedesit dhe ia beson mbrojtjen e skuadres se tij kater avokatesh. Tentativa, qe duket e dobet, do te jete per te vertetuar se pergjegjesite e spiunazhit industrial ne dem te Ferrarit i ka ekskluzivisht ishshefi i projektuesve te MekLarenit, Majk Kohlan, i pushuar menjehere pasi doli ne pah kjo ceshtje. Linje qe duket thuajse e pamundur, aq sa shume specialiste dhe gazetare shprehen se ne rast te nje denimi te piloteve, Alonso mund te largohet nga MekLareni fale nje klauzole ne kontrate. Dhe gijotina mund te jete e plote per MekLarenin, pasi Maks Moslei dhe FIA qe ai drejton duket se nuk kane ndermend te bejne leshime.