Shqipėria pa fat nė short: Jemi nė "grupin e ferrit"
Pa shanse pėrballė treshes Portugali, Suedi e Danimarkė
Kombėtarja shqiptare e futbollit vėshtirė se mund tė pretendojė mė shumė se vendin e katėrt nė grupin eliminator tė Botėrorit 2010. Shorti i hedhur dje nė Durban tė Afrikės sė Jugut, vendi qė do tė organizojė turneun, ka qenė i pamėshirshėm me kuqezinjtė, qė kanė rėnė nė "grupin e ferrit", pėrballė disa prej skuadrave mė tė forta tė kontinentit. Portugalia, Suedia dhe Danimarka janė tre "gjigantėt" e Grupit 1, ku bėn pjesė edhe Shqipėria pėrkrah Hungarisė e Maltės. Njė pėrfundim shumė i hidhur, qė vėshtirėson edhe kėrkimin e njė trajneri tė ri pėr kombėtaren, pasi pakkush mund tė besojė se njė emėr i njohur mund tė drejtojė kuqezinjtė me objektivin pėr tė dalė nė vendin e katėrt.
Nė hedhjen e vazos sė pestė gjatė shortit tė organizuar dje, Shqipėria ka rėnė menjėherė nė Grupin 1, ku ishte pozicionuar mė parė Malta. Ekipi mė i dobėt i grupit ka nė radhėt e tij shumė pak futbollistė qė luajnė nė kampionate profesioniste, mė i njohuri ėshtė sulmuesi Mifsud, qė luan me Koventri nė kategorinė e dytė angleze. Menjėherė pas Shqipėrisė, nė grupin tonė ėshtė pėrzgjedhur Hungaria, skuadra ndaj sė cilės kemi regjistruar humbjen mė tė thellė nė histori, 12-0 nė vitin 1950, kur nė radhėt e saj luanin lojtarė tė kalibrit tė Ferenc Pushkash. Tani skuadra hungareze ėshtė shumė larg atyre viteve tė lavdishme, por me njė mesfushė ku aktivizohen Gera, Hajnal dhe Huzsti, pretendon tė "ringjallet". Kėta janė kundėrshtarėt direkt tė Shqipėrisė pėr vendin e katėrt nė grup, pasi pjesa tjetėr e ekipeve duken shumė larg mundėsive tė kuqezinjve. Vazoja e tretė ka rezervuar pėr Shqipėrinė ekipin e Danimarkės, kombėtare me tė cilėn jemi pėrballur edhe nė eliminatoret e Botėrorit 2006. Humbja 0-2 nė Tiranė dhe ajo 1-3 nė Kopenhagė tregojnė shumė mirė se kjo skuadėr ėshtė superiore nė tė gjitha drejtimet dhe do tė kėrkojė vendet e para nė grup. Me njė grup qė pėrbėhet nga lojtarė si Tomason, Helveg, Kroldrup, Poulsen, Jorgensen dhe Romedahl, danezėt janė njė prej pretendentėve pėr tė fituar kualifikimin nė Botėrorin 2010. Vazoja e dytė e shortit na ka rezervuar njė tjetėr skuadėr nordike, Suedinė e Zlatan Ibrahimoviē, Fredi Ljungberg dhe Kim Kallstrom. Ekipi i drejtuar nga Lars Lagerbak ėshtė kualifikuar nė EURO 2008 dhe pretendon tė kalojė fazėn e grupeve, ndaj edhe kualifikimi nė Botėror ėshtė njė prej synimeve kryesore. Si pėr ironi tė fatit, kuqezinjtė kanė fituar pėrballjen e fundit mes dy pėrfaqėsueseve, nė miqėsoren e vitit 2004 nė "Qemal Stafa", ku Skela dhe Aliaj pėrmbysėn avantazhin e Selakoviē. Gjithsesi, rezultatet e fundit tė Suedisė tregojnė shumė qartė se pėr tė pėrsėritur njė rezultat tė tillė duhet njė kombėtare e kohėve mė tė mira. Ndėrkohė, vazoja e parė ka rezervuar njė ekip shumė tė fortė, mė saktėsisht njė prej mė tė mirėve nė Evropė, Portugalinė, qė drejtohet nga Luis Felipe Skolari. Kristiano Ronaldo, Manike, Kuarezma, Deko dhe Nani janė disa nga emrat e lojtarėve qė kanė siguruar pa vėshtirėsi kualifikimin nė Evropian dhe qė shihen si pretendentė pėr fitoren e trofeut, pasi siguruan vendin e katėrt nė Botėrorin e vitit 2010. Pėrballja e fundit me Shqipėrinė ka qenė nė miqėsoren e vitit 2003, e pėrfunduar me rezultatin 5-3 pėr iberikėt, ku pjesa e parė u mbyll nė avantazhin 2-1 pėr kombėtaren shqiptare.