G-Power ndoshta nuk ėshtė i njohur pėr pėrpunimin e automjeteve tė BMW-sė sa janė tė njohur Alpine, apo AC schnitzer, mirėpo ky dekorues automjetesh ka dalė nė sipėrfaqe sepse ka bėrė njė ēmenduri totale.
Dekoruesi gjerman i automjeteve G-Power deri mė tani mund tė lavdėrohet pėr projektin e vet M5 Hurricane RS me tė cilin me BMW-nė e pėrpunuar M5 me 750 kuaj fuqi e ka marrė titullin e automjetit mė tė shpejt nga Brabus CLS Rocket.
Kėsaj radhe nė G-Power i janė kapur pėrpunimit tė SUV-it X5 tė BMW-sė e rezultatet janė tė ēmendura. Veēse e kanė bėrė jashtėzakonisht sportiv, nė G-Power kėtij SUV-i tė BMW-sė ia kanė montuar edhe rrotat prej 23 inēėsh, dhe tėrė karrocerinė e tij e kanė mbuluar me plastikė aerodinamike.
Nė dekorim ėshtė pėrfshirė edhe motori 4.8 litėrsh V8 tė cilit i ėshtė modifikuar ECU-ja, ėshtė shtuar kompresori SK III RS pėr tė arritur fuqinė e pėrgjithshme prej 635 kuaj fuqi. Arritja e shpejtėsisė prej 100 kilometrash nė orė zgjat vetėm 4.5 sekonda, derisa ajo maksimale ėshtė mė e madhe se 300 kilometra nė orė.
Pas pėrpunimit, nė G-Power e kanė emėruar kėtė automjet - Typhoon 'Black Pearl'. E ēmimi - 295.000 euro.