Ish-presidenti i Shqipėrisė, Rexhep Meidani kritikon presidentin aktual Bamir Topin pėr pasivitetin e tij nė situatėn aktuale politike. Negociatat duhet tė ishin nisur nga Bamir Topi pa pasur nevojė pėr thirrje nga Kėshilli i Evropės, tha Meidani gjatė njė aktiviteti nė universitetin Marin Barleti.
“Duhet tė ishte pjesė e kėsaj zgjidhjeje dhe kohė me parė. Sidoqoftė, ai mund tė japė kontribut relativisht pozitiv edhe nė fazėn aktuale sepse nė gjykimin tim ėshtė njė ngėrē qė duhet tė zgjidhet. Ėshtė njė ngėrē qė nuk i shėrben Shqipėrisė dhe qytetarėve shqiptare”, tha Meidani.

Meidani shprehu edhe njėherė rezervat e tij pėr rrugėn qė zgjodhi opozita pėr tė kėrkuar transparencėn e zgjedhjeve. Ai i bėri thirrje lidershipit socialist tė ndėrpresė bojkotin. “Jo e drejtė vendimmarrja e Partisė Socialiste pėr tė bojkotuar qė nė fillim parlamentin. Duhet tė pėrfshihej nė procesin parlamentar pėr tė realizuar pikėsynimet kryesore nė mėnyrė tė veēantė transparencėn pėr procesin zgjedhor”, tha Meidani.

Presidenti Bamir Topi i ka bėrė thirrje disa herė liderėve politike tė dialogojnė por zėri i tij nuk ėshtė dėgjuar, deri kur Kėshilli i Evropės nė rezolutėn pėr Shqipėrinė kėshilloi nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė organizimin e njė tryeze takimi nga presidenti.

BURIMI:ALSAT