Receta Gatimi

Tregime !! Braktisja e femijeve


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18

    Tregime !! Braktisja e femijeve


    Njė grua hyri nė oborrin tim dhe mbante me vete njė ēantė tė madhe, unė arrita tė shoh edhe makinėn e taksisė e cila po e priste me derėn hapur dhe e ndezur gati pėr nisje – filloj rrėfimin Ermira.Shpejtova, por e gjeta vetėm ēantėn e madhe qė ajo kishte lėnė. Nė ēantė ishte njė fėmijė, i mbėshtjellur nė njė batanije tė hollė, nė tė cilėn nėna e kishte shkruar emrin e fėmijės. Gjaku qė i kishte mbuluar kokėn jepte tė kuptoje se ishte i posalindur.
    Mu desh shumė pak kohė tė arrija tek ēanta, por do tė mė duhet pafundėsisht kohė, qė nėse ėshtė e mundur, ta harrojė ngjarjen mė tė keqe qė mė ka ndodhur ndonjėherė nė jetė – shton Ermira.
    Ajo lajmėroi policinė dhe e tėrė ngjarja pėrfundoi nė gjyq, ku u sqarua se nėna e kishte braktisur fėmijėn e saj pėr shkak se babai potencial e kishte braktisur gruan nė muajin e nėntė tė shtatėzėnisė.
    Ēfarė po ndodh me kėtė problem tė shoqėrisė demokratike? Nė radhė tė parė pse ndodh kjo dhe a ka tendenca tė rritjes sė kėsaj dukurie negative tė shoqėrisė kėtu nė Kosovė, gjegjėsisht nė Gjakovė? A duhet tė ekzistojė arsyeja pėr braktisjen e fėmijėve ?
    Burimet nga Qendra pėr Punė Sociale, spitali dhe policia nė Gjakovė e nėnvizojnė faktin se zakonisht braktisjet e fėmijėve ndodhin nga vajzat e reja, nė raste tė shumta edhe nga tė miturat, pasi qė pėr ato lindje nuk ėshtė nė dijeni familja e vajzės, apo nuk e pranon atėsinė mashkulli dhe ky fėmijė pėr femrėn shėndėrrohet nė njė fėmijė tė padėshiruar.
    Ata poashtu treguan se kėto lindje tė padėshiruara nga vajzat e Gjakovės zakonisht kryhen nė qytete tjera dhe anasjelltas. Pėrderisa ka njerėz qė i braktisin fėmijėt, ka edhe tė tillė qė nė mėnyrė vullnetare dhe me plot dashuri i strehojnė ata deri nė adoptim apo nė kthim nė familjen biologjike. Kėto janė tė ashtuquajturat familje strehuese qė sipas drejtorit tė QPS-sė nė Gjakovė, Ali Selimaj mbajnė nė strehim familjar fėmijėt e braktisur. Strehimi familjar, sipas tij, bėn pjesė nė mbrojtjen e fėmijės, ėshtė i pėrkohshėm dhe ėshtė njė lloj pragu pėr pregatitjen e fėmijės pėr dėrgim nė familje adaptuese ose pėr kthimin nė familjen e tyre biologjike.
    N.N., nga komuna e Gjakovės qė nė familjen e saj iu ofron strehim fėmijėve tė braktisur thotė : “Nė fillim ka qenė punė bestytnie, ku unė kam vendosur qė tė strehojė njė fėmijė me rastin e festės sė Kreshmes, qė ėshtė njė festė katolike e sakrificės.Me strehimin e fėmijės,- vazhdon ajo- unė kam realizuar dėshirėn time 20 vjeēare. Unė kam dy fėmijė tė mijė biologjik, njė vajzė 18 vjeēare dhe njė djalė 16 vjeēar,por kjo nuk mė ndalon tė kujdesem pėr fėmijėt e braktisur dhe deri mė tani kam strehuar tre fėmijė: Diamantin pėr dy muaj e gjysmė, Lirakun pėr katėr muaj, kurse Elsen e kam strehuar qė tre muaj”. Kur ne e lutėm zonjėn qė intervistėn ta regjistronim, ajo me sytė e mbushur lotė na tha se nuk mundet ta pėrballojė kėtė gjė, pasi qė e kaplojnė emocionet sa herė qė flet pėr “fėmijėt e saj”, sepse ashtu i quan ajo nga dashuria. Ajo dhe familja e saj nuk munden ta pranojnė faktin se pas njė kohe tė kaluar nė shtėpinė e tyre, fėmijėt e strehuar duhet tė tėrhiqen nga aty pėr tė shkuar nė familje adoptuese apo pėr tu kthyer tek familja biologjike. Ndarja me fėmijėt ėshtė shumė e rėndė pėr ta , bile nė rastin e parė N.N. tregon se vajza e saj i ishte sėmurė kur ishte ndarė me fėmijėn e parė tė strehuar. Pėr shpenzimet e fėmijėve familjet strehuese paguhen nga MPMS me 90 € pėr njė fėmijė, por siē tha N.N.e tėrė kjo ėshtė ēėshtje e vullnetit tė mirė, e dashurisė dhe e humanizmit dhe nė kėtė mes nuk hyjnė fare tė hollat.
    Para se fėmijėt e braktisur tė kalojnė nė strehim familjar nga organet kompetente duhet tė ndiqet njė procedurė. Nė radhė tė parė procedurėn e fillon spitali pasi qė aty edhe braktisen fėmijėt nė tė shumtėn e rasteve edhe pse sipas burimeve tė lartėpėrmendura ka raste kur fėmijėt braktisen edhe nė vende tė pazakonshme si nė rrugė apo afėr kontinjerėve, raste kėto qė janė shumė tė pakta.
    Sipas punėtores sociale nė spitalin “Isa Grezda” nė Gjakovė , Shaindere Tabaku, procedura qė ndiqet zgjat tre muaj. Gjatė kėtyre tre muajve merren deklarata tė shumta nga nėna qė dėshiron tė braktisė fėmijėn, babai i fėmijės, nėse ai arrihet tė identifikohet, pastaj nga familjar tė vajzės etj. Procedura zgjat tre muaj pasi qė vajza mund tė jetė e traumatizuar nga rasti dhe tė mos mendoj objektivisht. Nė fund ajo definitivisht duhet tė vendos se a do ta mbajė fėmijėn apo do ta braktisė, pėrderisa gjatė kėtyre tre muajve
    ne vazhdimisht mundohemi ta bindim nėnėn dhe familjen e saj qė ta mbajė fėmijėn. Kėto deklarata nuk merren vetėm nga ne por edhe nga policia dhe punėtori social I QPS-sė,- shton Tabaku.
    Kur e kemi fjalėn pėr QPS-nė, shefi i shėrbimeve sociale tė kėtij institucioni, Jakup Hasi pohon procedurėn e lartėpėrmendur dhe shton se posa QPS-ja tė merr lajmin e braktisjes sė njė fėmije dhe bashkė me tė tė dhėnat pėr rastin, intervenon menjėherė dhe e shikon mundėsinė e vendosjes sė fėmijės nė institucionet pėrkatėse apo nė strehim familjar. Njė tjetėr organizatė qė strehon fėmijėt dhe kujdeset pėr ta ėshtė SOS Kinderdorf nė Prishtinė.
    “Fatmirėsisht nė Gjakovė- sipas punėtorit social nė QPS, Rexhep Qarri, ka mė sė shumti familje strehuese, janė gjashtė sosh. Pėr kėtė gjė institucioni ynė ka marrė mirėnjohje nga Ministria pėr Mirėqenie dhe Punė Sociale.Kėto familje,- vazhdon ai, janė vullnetare dhe janė tė trajnuara nga profesionistėt pėr tė ushtruar detyrėn e strehuesit familjarė”.
    Fenomeni i braktisjes sė fėmijėve vazhdon dhe paraqitet nė rrethanat nga mė tė ndryshmet. Burime nė QPS, polici dhe spital pohojnė se ka raste kur femra qė braktisė fėmijėn nuk e pranon faktin se fėmija ėshtė i saji pasi qė frikėsohet nga reagimi i familjes sė saj ose pasi qė mashkulli, nė kėtė rast babai potencial i fėmijės nuk e pranon fėmijėn si tė tijin. Mirėpo, ka edhe tė tilla raste kur femra qė e lind fėmijėn nė spital paraqitet me identitet tė rrejshėm dhe kur ky mashtrim zbulohet nga mjekėt, atėherė kėrkohet ndihma e policisė, ku nė kuadėr tė njėsisė sė komunitetit ėshtė njė ekip i veēantė pėr raste tė tilla. Rasti mė tutje hulumtohet nga policia deri nė gjetjen e identitetit tė vėrtetė tė nėnės dhe pastaj fillojnė proceduarat e cekura mė lartė. Sido qė tė zhvillohen rrethanat e braktisjes, fėmijėt e braktisur qėndrojnė nė spital pėr 38 deri nė 40 ditė.
    Se si arrinė QPS-ja t’i mbulojė rastet e braktisjes sė fėmijėve,punėtori
    social Rexhep Qarri shpjegon se janė gjithsejt tetė punėtorė social dhe secili e ka terenin e vet tė punės nė tė cilin mund tė veprojė
    “Unė personalisht-vazhdon ai, i kam nė teren timin 18 rrugė dhe 18 fshatra dhe pėr ēka do qė ndodhė nė kėto vende, probleme tė cilėsdo natyrė qofshin ato duhet t’i zgjidh unė dhe e njėjta vlen edhe pėr kolegėt e mi”.
    Tashmė nuk gjykohet gabimisht adoptimi i njė fėmije si turp apo diēka e tillė, pėrkundrazi do tė thotė tė shpėtoshė njė jetė dhe t’i falėsh njė individi njė gjė tė shenjtė-familjen. Adoptimin e ka kuptuar si mision tė shenjtė edhe familja me tė cilėn ne kemi biseduar, mė saktėsisht kryefamiljarja e familjes M.M.
    “Disa tė njohur na treguan pėr njė familje qė dėshironin tė braktisnin fėmijėn e tyre tė posalindur pėr shkak tė kushteve tė kėqija ekonomike. Meqė ne qėndrojmė mirė ekonomikisht vendosėm ta adoptojmė atė fėmijė, pra vajzėn , edhe pse ne i kemi dy djem. Shumė shpejt jemi lidhur me vajzėn dhe fatmirėsisht edhe djemt e mi e duan shumė si tė ishte motra e tyre biologjike.
    M.M.ėshtė optimiste se askush nuk do t'ia tregojė vajzės tė vėrtetėn kur ajo tė rritet, sepse citon ajo: “Vajza kishte njė javė qė kishte lindur, kurse unė me familjen time kishim dy ditė qė ishim kthyer nga mėrgimi dhe tė gjithė mendojnė se vajza ka lindur gjatė kohės kur ne ishim nė mėrgim. Sa i pėrket familjes biologjike tė vajzės ne iu kemi mundėsuar qė ēdo tė shtune e tė dielė ata tė vinė e ta vizitojnė vajzėn e tyre dhe tė ndihen si nė shtėpi tė vetė, por ata kanė edhe njė kusht pėr tė plotėsuar, kushtin qė asnjėherė nė tė ardhmen tė mos i tregojnė vajzės tė vėrtetėn, qė asnjėherė tė mos I thonė se janė familja e saj biologjike, sepse ne e kemi birėsuar atė dhe e duam sikur tė ishte vajza e jonė.”
    Braktisja e fėmijės nuk ėshtė zgjidhje e problemit tė shtatėzanisė sė padėshiruar, por pėrkundrazi ėshtė njė tjetėr problem nė vete.




  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18
    Njė mėngjes pa ty !!!!


    A tė kujtohet sa tė lumturė ishim zbashku, pėrderisa ti ishe afėr meje, luteshim sė bashku qė cdo ditė tė jemi bashkė sikurse nė atė momentė.
    Mendonim se Zoti do i dėgjonte lutjet e tė dy dashuruarve,por nė rrealitet ato thjesht mbetėn vetėm lutje…
    - Mė kujtohet dita e parė qė u ndamė, atė ditė kur erdha tė pėrcjell, sepse po largoheshe nga unė, jetoje nė njė vend shumė larg meje, dhe kur mbarove shkollėn, tė duhej tė ktheheshe nė qytetin tėndė, tė mė braktisje mua, zbashku me gjitha kujtimet e mia qė i kishe nė kėtė qytetė.
    - Ehhh sa e pikėlluar isha, por nuk tė tregoja sepse nuk doja qė ti tė mendosh se kur tė shkosh unė do lėndohem , ti atėher do lėndoheshe dy herė mė shumė, dhe unė kėtė s’do tė mund ta lejoja qė tė ndodh.
    E di ! – Mė thoje nė cdo momentė se do kemi edhe shumė takime tė tjera dhe se nuk do ta ndiejm mungesėn dhe largėsin qė kemi nė mesė , por ėshtė e kotė shpirti imė sepse sa do qė mundohemi tė jemi bashk mė kurr s’do mund tė takoheshim si dikur ne cdo minutė e nė cdo sekondė, e di pse ?Sepse nuk tė kamė mė pranė klasės aty kur unė dilja nė pushime dhe tė takoja, sepse nuk mė pretė mė tek dera e shkollės tė dal kur unė tė mbaroj mėsimin, sepse nuk ka mė orė tė lira qė unė tė mos shkoj nė mėsim e tė vij me vrap tek ti,nuk ka mė takime te fshehta si dikur me nidhmėn e shoqėris, thjeshte nuk jemi mė bashk si dikur….Je shumė largė nga unė dhe unė s’tė premtoj dotė se do tė mund te duroj shumė gjatė mungesėn tėnde.
    - Mė thėrret cdo mėngjes, por kjo nuk ėshtė e njejtė sikurse mėngjeset qė do mund ti bėnim bashk, kjo ėshtė diqka tjetėr…Ėshtė diqka tjetėr sepse vetėm zėrin e ėmbėl mund tė dėgjoj, nuk mundė tė shohė, nuk mund tė prekė , tė tė ledhatoj, e as tė puthė e tė pėrqafoj!!!Mėkatė qė na hecėn ditėt mė tė bukura tė rinisė pa qenė ne sė bashku, edi tash po afrohet dita e tė dashuruarve, mund tė paramendosh se sa e vetmuar do tė jemė nė kėtė ditė,ti mė thua se cdo ditė e kemi ditė tė dashuruarve, ashtu ėshtė engjėlli imė , por ja njė ditė ėshtė mė e rėndėsishme e ne s’mund tė jemi pranė njėri tjetrit nė kėtė ditė.
    - Nuk edi se si ndihesh atėher kur e kujtonė gjumin e parė qė kemi bėrė zbashku, vetėm duke u ledhatuar dhe folur gjėra tė bukura,qė te ndihem gjithnje sė bashku, dhe tė ndihemi sikurse jemi bashkuar pėrjetėsisht, e duke mos e kujtuar qė jemi zbashku vetėm pėr njė natė, ajo ishte friga jonė se do jetė nata e parė por dhe e fundit, por jo shpirt e mbajė nė mendė sikurse natėn e parė edhe natėn e dytė qė kemi bėrė zbashku, dhe qė kanė qenė dy netėt mė tė bukura prej gjithė netėve qė kamė kaluar nė jetėn time.
    Ende kur takohemi jemi sikurse dy tė rinjė qė po sa janė njoftuar, edin mirė se mė vie shumė turp kur jamė me ty, por gjithmon mundohėsh tė mė ndihmoshė, e te mė tregosh sė mund tė ndihem shumė mirė nė pranin tėndė…Unė tė dua tej mase, dhe ti ketė e ke kuptuar shumė mirė, por ne njė gjė jamė mė se e sigurt se dashuria qė kamė, mė ėshtė kthyer ashtu siq kamė deshur, sepse edhe une jame pjesa mė kryesore e zemreės tėnde,edi se mė donė dhe se kamė shumė rėndėsi pėr ty, kėtė ma ke vėrtėtuar nė cdo aspkt.
    Prandaj mbetet qė prapė tė lutemi zbashku, por tashė qė tė bashkohemi sa mė shpejt, e jo tė mbetemi tė ndarė, si njė zemėr e thyer ,dhe e kėputur nė dy pjesė, qė njėra ka mbetur tek ti dhe tjetra tek unė……………..





  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18
    Ēdo gjė filloj pa pritur….Njė ditė ecja , kisha dalur pėr tė shėtitur sepse ndiheja sikurse jamė i ndarė nė dy pjesė dhe jetoj vetėm me njėrėn kurse tjetra ishte diqka qė mė mungonte.I vėreja mirė zogjėt kur cicėrronin, asnjė nuk fluturonte vetėm, edhe ata dinin se qėshtė dshuria dhe kishin afėr zogjėt e tyrė qė i donin, kjo shihej nga cicėrrimat e tyre qė i ndieja me gjithė zemėr sikur njė kėngė.Mua mė mungonte ai zogė, une nuk e kisha at person qė duhet ta doja dhe tė mė dojė, e qė te kaloi jetėn zbashku me tė.
    Krejt rastėsisht njė ditė vendosa tė shkojė tė takoj disa shokė nė universitet,nuk edi pse e ndieja vetėn se at ditė kisha nevoj tė shkoj aty, sepse ishte diqka qė mė tėrhiqte edhe pse nuk e kuptoja dot arsyen , pse ndodhi njė gjė e tillė ne mua!!!
    Isha duke qėndruar me ca shok dhe shoqe kur rastėsisht syt e mi panė dy sy tė bukur qė mė vėshtronin pa ndėrpre, ishin dy sy tė njė vajze sikurse kukull qė mė kishte mahnitur menjėher porsa e kamė vėrejtur…Nė mendje nuk kisha asgjė serioze pasi qė nuk e njihja dhe nuk kisha shpres se do ta njihja apo do bisedoja me tė,por ja qė zemra me fliste ndryshe , kisha dėshirė tė afroheja tė flisja e tė dija se kush ishte por nuk e kisha kėtė guxim,kjo ndodhi sepse isha njė person shumė i turpshėm…Po ja qė ajo mė kaloi, ishte shumė mė bindėse se unė, dhe mė e fort nė kėtė aspekt, errdhi , mu afruar dhe mė njohi vetėn e mė tregoi se kush ishte, nė at cast asgjė s’mė kujtohej pos qė mė vinte nga zemra tė lutesha qė koha tė ndalet dhe ne tė mbetemi njė kohė tė gjatė , edhe pse nuk flisnim vetėm e shikonim njėri tjetrin ajo mua me mjaftonte, ndihesha sikurse isha mė i lumturi nė botė. Sikur mu shtua edhe pjesa qė mė mungonte e trupit timė, dhe zemrės sime.Ah sikur tė isha i sigurt se me tė vėrtet ndodhi ajo qė doja , por nuk mund tė isha i bindur se ajo lumturi do zgjaste pėr njė jetė tė tėrė.
    Nuk po mund tė kuptoj si ndodhi vetėm ne filluam tė takoheshim mė shumė, dhe se ndiheshim shumė tė lumtur pranė njėri-tjetrit,mbas disa takimeve tė shumta vendosem tė thonim rrealitetin njėri tjetrit dhe dytė pėshpėritėm tė njejtat fjalė treguam se e dashuronim njėri tjetrin.
    Mallkoj ditėn qė e takova, isha shume i lumtur me tė ,kisha gjetur ēdo gjė qė mė herėt mė kishte munguar ,por ja qė kjo mbaroi shumė shpejtė, mbas disa muajve qė kaluam zbashku, ajo njė ditė mė errdhi sikur era dhe iku, sepse me tha se kinse kishte shumė punė disa ditė dhe nuk do mund tė takoheshim.
    Po ku ta dija se ajo ditėn qė iku mė nuk mė pėrkiste mua, tė paktėn e meritoja tė mė thotė tė vertėtėn, tė paktėn e meritoja tė dija se ajo mė nuk mė dontė, unė e meritoja tė dija se me s’kisha tė bėj asgjė me tė!!!Por ajo nuk me tregoi,isha i fundit ai i cili kuptova se ajo ishte fejuar pėr dikė tjetėr, dhe kjo mė bėri qė unė njė kohė tė mirė tė isha i sėmuar ,kjo ishtė sikurse tė mė vrisnin mbas shpine,mė mirė tė mė therrte me njė thikė tė preht se sa tė mė tradhėtonte…Por ajo zgjodhi tė keqėn pėr mua,nuk mendoi aspak kur mė lėndoi…Vetėm njė gjė mund tė bėja, tė largohem sa mė larg nga ai vend qė at e kisha takuar, dhe tė largohem duke lėnė gjitha kujtimet mbas vetės, po nė at qytetė.Ika dola jasht shtetit, tani mė isha shumė larg, s’kisha tė bėj asgjė mė tė,por nuk ishte edhe aq leht sikur nga mendja ti hiqja edhe nga zemra gjitha ato qė kisha pėrjetuar.Mbas njė kohe vendosa tė kthehem sėrisht nė vendim timė,por kjo mė bėri tė pendohem, sepse ajo mu paraēit dhe mė the se dėshironte tė ishim sėrish sė bashku mbase nuk ishte e lumtur me jetėn qė kishte…Edhe pse zemra mė thontė tė pranoja qė ajo tė kthehet tek une, mendja nuk mė lejoj tė bėja njė gjė tė till, dhe me kėmbėngulje vendosa ti them jo, dhe mė kujtohet se isha shumė serioz nė at moment kur kundėrshtova iden e sajė. “Mė fal I thash, por pėr mua je e huaj, nuk tė njoh dhe s’dua tė kem asgjė me ty nė kėtė jetė”.Aty pėrfundoi ēdo dėshirė dhe shpresė e saj, dhe mua sėrish mė la tė nėnduar .Mė la sepse atėher kur unė mundohesha tė harroja ajo sėrish u kthy dhe me vrau pėr tė dytėn here…Prap ika nga vendlindja ime, mendoja se kėtė rradhė mė kishte harruar, po ja qė ajo bėri diqka edhe mė shumė, mė thirri nė telefon, sedi se ku e kishte gjetur numrin timė, por ia arriti qėllimit tė saj pėr tė biseduar me mua, por mbas njė kohe tė gjatė qė ishim takuar…At ditė mė dha goditjėn e tretė dhe tė fundit, mė tha se i kishtė lindur njė vajz, dhe kėrkoi nga une qė ti bashkoj emrat tanė e ta pėrgėzoj ashtu vajzėn e saj, sėrish nuk pranova, nuk doja qė aj fėmij i pa fajshėm tė pėrlyhet me dy emra qė kishin bėrė njė gabim qė nga dita qė ishin dashuruar, pse gabim sepse ajo nuk e din se qėshtė dashuria, ajo nuk deshti por lėndoj, nuk pendohem se kamė deshtur ,por pendohem se shumė i besova, dhe kėshtu ndihmova at qė tė mė shkatėrroi mua…Tani ėshtė e harruar, do gėnjeja tė them se nuk mendoi pėr tė, tė gjithė e dinė se dashuria e parė nuk harrohet, dhe ajo ka vend tė veqant nė zemrat tona ,por do doja qė tė shlyeja tė tėrėn nga mendja dhe zemra,sepse ajo nuk e meriton tė pėrmendet,dhe tė kujtohet…
    Tani shėtitėm nė njė vend tė bukur, por qė nuk mė gėzon dotė si vendi im atje, por nuk duhet tė kthehem dua qė ēdo gjė tė harrohet, dhe kur te kthehem tė nidhem sikurse i posalindur, i gezuar dhe tė gjejė fatin e jetės sime.

    Nje shok me ka treguar nje gje qe I ka ndodhur ne jeten etij, dhe une per kete se pari e falenderoi shume, dhe pastaj dua ti them se jame shume e kenaqur qe me ka dhane nje shkrim, qe une te rrefej ne menyr te paster dhe te bukur e ta ndaj zbashku me gjithe juve anetare te dashur dhe shoqeri e dashur qe gjendeni ne kete faqe….




  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18
    Per here te fundit...
    E di nje gje, shume veshtir qenka te te shkruash per here te fundit...
    Nuk edi se qishte arsyeja qe u largove nga une? Por nje gje di qe shume shpejt u mashtrove..E si zemer ju besove fjaleve te huajve kur dikur ne ishim zbashku edhe flisnim per dashurin tone dhe premtonim njeri-tjetrin se kurr sdo ju besojm fjaleve te huajve e do i besojm vetem njeri tjetrit...A nuk ishe ti qe i flisje ato fjale, apo i harrove kaq shpejt , dhe lejove qe ata qe sna duan te na ndajne kaq shpejt..Ok une edi qe eshte e kote ...."qka na mbet nga dashuria vetem lotet dhe fjalt e kqija qe mi the dikur,dikush flet keq per mua por ti hesht dhe nuk me thua mua, sdo ta fali kurr , pse nuk me tregon kush po te mashtron?"
    Ti edi shume mire se pa ty nuk me jetohet, ti edin se pa ty as frym nuk mund te marre dot, ti e di se ke qene shikimi im, buka ime, uji ime, dhe jeta ime.Kurse tani me je bere si i huaj,me takon ne udhe dhe e ul koken kinse nuk me njeh, te therras ne telefone me thua se numrin e ke nderru, te shkjruaj mesazhe me thua se une nuk di te shkruaj,kurse une shum mire e mbaj ne mend se dikur ato mesazhe ti i doje shume,se dikur menzi prisje qe te ma ndegjoje zerin ne telefon, se dikur menzi pritshe te me takosh ne udhe e te me shtrengoje e te me thoje se sa me don, ku mbeten gjitha ato, me thuaj vetem ku mbeten..Kush ishe aj ose ajo qe arriti te te largoj nga une, kush ishte aj ose ajo qe arriti te heq emrin time nga zemra jote dhe figuren time nga mendja jote..Degjove se kishe harruar cdo gje qe me perket mua, eshte shume gjynah sepse une e mbaj ne mend edhe eren qe ty te pelqente me se shumti, eren e trendefilit nje ere qe dikur me thoje se e mbaja edhe une eren e trendafilit, e ti ke harruar te gjitha qe me perkasin mua, ke harru edhe syt e mi, sy qe dikur thoje se jeten do e jipje per ato sy.
    Une nuk kame asgje kunder teje, sepse ende te dua me gjithe shpirt, por po mendoj valle a ke frik ndonjeher nga Zoti , sepse edhe nse une te fal aj kurr sdo ta fal, sepse bere qe nje zemer te vuaj shume per ty, edhe nje zemer e pafajshme... Ehhh dikur i shkruanim emrat tane neper peme neper toke neper zemrat tona, kurse tani po shkruaj emrin tende ne nje flete te bardhe e cila po mban shkrimin time te fundit,po jame duke te shkruar per te fundit here,ti nuk e meriton te te dashuroj, e kur ty nuk te dashuroj une nuk e meritoj te jetoj...Joo te lutem kurr mos qaj, kurr mos e lendo veten duke menduar se ti ishe shkaku qe une braktisa jeten dhe morra nje tjeter udhe, kurr mos thuaj se "ah pse e lashe pse nuk isha me te" ti e zgjodhe kete fat prandaj kurr mos u pendo , kush edi ndoshta do te mund te jesh i lumtur ndoshta do kesh edhe shume te tjera sikurse une qe mund te luash, por dale ndonjeher vure gishtin ne mendje dhe mendo se ndonjeher a do ti paguash mekatet qe je duke i bere, e patjeter se do gjeshe pergjigjen tende....Mos mendo kurr per mua, as nuk dua qe te vish te me vizitosh, sepse ne jete si e gjalle jetova pa ty, andej ne boten tjeter me shume mund te jetoj pa ty, por edhe andej do te dua dhe do te pres me pa durim arrdhjen tende.
    Mos u pendo qe te huajt degjove dhe me braktise mua, mos u pendo qe dikur me deshte e pastaj me le per nje gje te pa arsyeshme, mos u pendo qe me braktise pa menduar fare dhe se rrezikove jeten e nje njeriu qe te deshti me shpirte, kurr mos u pendo per ato qe bere, edi pse te them jo pse me dhimbesh me friken se do lendohesh, por edi qe dikur do ti paguash gjitha ato qe ke bere andaj te them mos u pendo tash se ke kohe te pendohesh mjaft...
    Une edhe ne frymen e fundit per ty mendoj, dhe per here te fundit te shkruaj se shume te dua!!!!!!



  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18
    Provoj



    Zerma lendohet keq kur deshton dhe ne dashuri....Po c'te besh tjeter pos te pranosh ate qe ka arrdhur nga Zoti.
    Njoh dy njerez qe po dashurohen qmendurisht ! Dhe dua te flas per ata.
    Eshte nje vajz qe me te vertet ka vuajt gjate gjithe jetes se saj, dhe nje djal qe e dashuron marrezisht vajzen dhe eshte ne gjendje te jap dhe jeten per te.
    Te them drejten nuk kame pare asi dashurie. Me vie gjynah nga ata qe s'dijn se qeshtu dashuria, dhe se e keqperdorin njeriun qe e duan.
    Duhen shume, duhen por si duket do kene nje deshtim ne dashuri, dhe me dhimbsen per bese.I dua njerezit qe kane dashuri te madhe dhe se e mendojn jeten vetem dhe vetem prane njeri tjetrit.
    Vajza ka nje shanse qe te shkollohet ne SHBA kurse djali eshte duke bere shkollimin ne kryeqytetin tone Prishtine.
    Ajo nuk ka deshire te le njeriun qe e don ketu por familjen e ka te varfur dhe mbasi e ka nje shans nga te tjeret te kryej shkollimin ajo ka mbetur pa zgjedhje tjeter vetem te shkoj atje.
    Kurse aj djali ska deshire, sepse aj edin se pa vajzen as frym smund te merr eleje te perfundojn nje dashuri te madhe kaq shpejt.Aj eshte i pasur por jo aq sa te shkoj ne SHBA mbas vajzes qe do, por thot se mund te siguroj shkollimin ne Prishtin rri ketu mos me le por ajo eshte e detyrume disi te shkoj, sepse edi se familja vet s'do pranonin ti paguhet shkollimin nga nje i dashur i saj bile i dashur qe familja po e kundershtonin.Pse vetem pse vajza eshte e qytetit e djali ka prejarrdhje nga fshati.
    Mos o njerez mos se gjyna, cdo njeri ka drejt te dashurohet qoft fshatar qoft qytetar, qoft mysliman e qoft katolik, po qka ka lidhje shpirt mbajn.
    I njeti Zot na ka kriju bre, po qka ka faj djali ose vajza , vetem pse duhen shume jane fajtor apo?
    Ata qe ndalojn nje dashuri vriten ose ne kete jet ose ne jeten tjeter, prandaj mos i dilni kunder femijeve te juaj pse miqeve apo shoqeris po lejoni te dashurohen ashtu si duan, se paraja vjen e shkon, kurse lumturin shume veshtir mundesh me gjet, njeriun qe te don me gjithe qenien e tij shume veshtir eshte me gjet.
    PO nga zemra po ju flas o njerez lejoni qe dashuria ta pushtoj boten, lejoni qe endrrat e atyre te rinjeve le te rrealizohen, si gjithe te tjeret edhe ata lumturin e meritojn.
    Lejoni qe dashuria tyre te zgjas me shekuj e mos e perfundoni vetem ne 1 vite.
    Ata duhen , shpresoi me gjithe zemer se s'do ti ndaj kushe.Vajza shpresoi te mos mbetet pa shkollim, pa familje, ose pa te dashurin, familja saj shpresoi pajtohen me te dhe mendimet e saja i perkrahin, njekohesisht shpresoi djali qetsohet dhe dashuria e tij e perjetshme i vazhdon te mbetet e pavdekshme.
    Dashuria,le ta pushtoj boten. Ata duhen, mos ju ndalni kete.






  6. #6
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18
    Maturante, qe s'u bera!

    Edhe si femij mendonim per diten kur do vie te na therrisnin maturanta,ishim te kenaqur qe do e kemi nje dite te tille, te pakten ashtu shpresonim ne si femije..Mendonim se ajo dite do jete me e lumtura ne bote, ku te dinim se ajo aq sa te sjell lumturi te sjell dhe pikellim ?
    -Te drejten te theme, per here te pare fjalen maturante e kisha kuptuar kur nje person qe e njihja u be maturant dhe une isha afer tije deri sa aj qante,me vinte qudi si femij se pse aj qante dhe s'fliste me asnje njeri, thoja edi se do knaqet me shoket dhe shoqet do kercejn do kendojn e kush edi edhe sa gjera te tjera..Por aj cante , se kuptoja se qka nuk ishte ne rregull me te.Isha shume kurioze te di se per cfare arsye rridhnin aq shume lote ne nje dite gezimi...Mbledha forcen dhe pyeta...
    Perjgigjja qe kisha marre ende me kujtohet sikurse po te me thoshte tani se qka do te thote Matura.Une e paramendoja ndryshe, une deshiroja dhe e mendoja krejt me ndryshe, por fjala mature permbante shume shum se sa qe e dija.
    Mbas 9 viteve........
    -Ja ku jame Maturantja , ajo e cila dikur nuk e kuptoja se pse lotonin njerezit ne nje dite gezimi si dita e perfundimit te shkolles, dhe matura.
    Por , ekzistone nje fjale, qe cdo gje pa e provuar, shikuar vete, kurr mos e komento. Ashtu qysh me ndodhi mua !
    Por une e kisha me veshtire se te tjeret.Sepse une zbashku me klasen time qe kemi qene se bashku qe kater vite, kishim dy hidherime pernjeheri, e para qe po ndaheshim dhe e dyta se humbem shokun e klases ne nje aksident tragjik..
    Dhe per kete vuanim dyhere me shume.
    Te gjithe ishim te pikelluar.Nuk edi a ishte ide e mire apo ide e keqe por ne bash********************sht si klase vendosem mos te festojme maturen, sepse ne nje aspekt e hudhnim mbas shpine shokun qe e donim shume e qe s'arriti te behet maturante.
    Dhe bash********************sht biseduam, dhe vendosem..Me se miri ishte keshtu.Ai hyri ne dhe, dhe neve na takonte ta rrespektonim kujtimin e tij.Nuk mund festonim pa qene edher ai afer neve, sidomos ateher kur gjithe organizimin e kishte bere ai.
    S'mund te festoja naten e matures, kur diten me ishte varrosur shoku, ky do ishte kulmi i pa rrespektit tane ndaj njeri tjetrit dhe dashuris qe kemi pasur per mbrenda kater viteve...
    Pikerisht diten kur une do arrija te kuptoj se c'ishte matura, une serisht nuk mesoba asgje dhe nuk e perjetova gezzimin e matures kurse hidherimin po edhe ne menyre te dyfishte..........................................





+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Tregime nga shkrimtarė tė rinj
    Nga Mona nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 05-03-2013, 08:46 PM
  2. Psikologjia e femijeve
    Nga Erinaa nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-03-2011, 09:42 PM
  3. Zbavitja e femijeve shqipetare
    Nga Nerti nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-03-2009, 01:16 PM
  4. Tregime nga Gjergji Zoja
    Nga EMAUS nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-07-2008, 08:53 PM
  5. Tregime hot
    Nga ermela nė forum Eros / Pa Ēensurė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2008, 10:45 PM