Mazhoranca nė Shqipėri jo vetėm qė nuk do tė tėrhiqet nga njė ligj i lustracionit, edhe pse gjykata Kushtetuese e rrėzoi atė, por do tė organizojė njė referendum popullor pėr kėtė ēėshtje. Deputetja demokrate, Mesila Doda deklaron se ligji i ri pėr tė hapur dosjet do tė jetė sė shpejti nė parlament.
“Sė pari, paraqitja e njė ligji tė ri nė parlament pėr pastėrtinė e figurave tė shtetit shqiptar. Sė dyti dėrgimi i kėtij ligji nė gjykatėn evropiane tė tė drejtave tė njeriut nė Strasburg. Ju bėj me dije gjithashtu se sė bashku me kolegė tė tjerė nuk do ngurojmė qė tė ndėrmarrim nismėn e njė referendumi popullor pėr kėtė ēėshtje madhore. Do marrim kėtė nismė nė mėnyrė qė xhelatėt tė mos qėndrojnė mė nė pushtet dhe qė Shqipėria tė ndahet njė herė e pėrgjithmonė nga e kaluara e saj komuniste”, tha Doda.

Pėr mazhorancėn vendimi unanim pėr tė shpallur antikushtetues ligjin e lustracioni, vjen nga njė trupė gjykuese tėrėsisht nė konflikt interesi, e cila prekej prej tij. “Gjykatėsit qė votuan pėr abrogimin e ligjit janė po ata qė kanė marrė vendime pėr vrasje njerėzish tė pafajshėm deri nė vitin ’89. Janė po ata mbi tė cilėt rėndojnė krimet mė tė rėnda kundėr njerėzimit nė kėtė vend”, tha Doda.

Edhe tė pėrndjekurit politikė kėrkojnė hapjen e dosjeve, madje paralajmėrojnė dhe protesta.“Ėshtė koha tė hapen dosjet pa pėrjashtim pėr tė gjitha administratėn, politikanė, qė nga nėpunėsi i thjeshtė e deri tek kryetari i shtetit. Ēdo heshtje ndaj hapjesė sė dosjeve do tė na detyrojė tė nisim protestat demokratike pėr tė pastruar politikėn nga e kaluara e diktaturės”, tha kryetari i shoqatės sė tė pėrndjekurve politikė, Besim Ndregjoni.

Gjykata Kushtetuese pati pezulluar ligjin e spiunėve deri nė njė vendim tė komisionit tė Venecias. Sipas kėtij institucioni ndėrkombėtar, ligji nė fjalė ishte anti kushtetues. Tė njėjtin verdikt ka dhene nė unanimitet por disa muaj mė vonė dhe Kushtetuesja.

BURIMI: ALSAT