Prodhuesi Honda shpreson se automjeti i tij i ri hibrid sportiv do t’ia ndryshoj fytyrėn vozitjes sė “gjelbėr”. Bėhet fjalė pėr modelin CR-Z, i cili premierėn e vet do ta ketė nė panairin e automjeteve tė Gjenevės nė muajin mars, derisa nė shitje nė Britani tė Madhe do tė del gjatė kėsaj vere.

Honda CR-Z ėshtė automjet unik, i cili paraqet njė kombinim tė motorizimit hibrid benzinė-elektrik tė pastėr dhe efikas me marsh mekanik prej gjashtė shpejtėsish dhe karroceri elegante kupe 2+2.






Pamja e jashtme e modelit CR-Z ėshtė krijuar nė bazė tė konceptit tė titulluar “one motion wedge” me pjesėn e pėrparme tė ulėt dhe qėndrim tė gjerė qė kėtė automjet e bėjnė tė duket me vetėbesim dhe atletik.




Marshi mekanik ėshtė nė kombinim me motorin katėr-cilindėrsh me 1.5 litra, i cili ėshtė tėrėsisht i ri nė tregun e Bashkimit Evropian dhe ai paraqet komponentin kryesor tė karakterit unik tė modelit CR-Z.





Pėr t’u pėrmirėsuar natyra e motorit tė kapacitetit tė mesėm, atij i janė shtuar edhe 78 Nm moment rrotullimi tė elektromotorit me 14 kuaj fuqi. Motori 1.5 litėrsh i kombinuar me fuqinė dhe momentin e rrotullimit tė sistemit paralel IMA, jep fuqi tė pėrgjithshme prej 124 KF dhe ka moment rrotullimi prej 174 Nm