110 gazetarė janė vrarė gjatė vitit tė kaluar, njofton Instituti Ndėrkombėtar i gazetarėve, me seli nė Vjenė. Ėshtė ky numri mė i madh i vrasjeve tė gazetarėve qė nga viti 2000.
Mė sė shumti gazetarė janė vrarė nė Filipine, 38 reporterė. Pasojnė Meksika, Somalia, Pakistani, Kolumbia, Rusia dhe Hondurasi.

Irani ėshtė vendi ku gjatė vitit tė kaluar janė arrestuar mė sė shumti gazetarė. Gjatė periudhės sė mbajtjes sė zgjedhjeve presidenciale dhe pas tyre, janė arrestuar mė shumė se 100 reporterė dhe blogerė, bėn tė ditur Instituti.