Nuk e dime nese rruget e “Google” jane te pafundme, por sot e themi me bindje se ato nuk kane mbaruar ende.

Drejtperdrejt nga blogu i “Big G”, shkojne ne “Wall Street Journal”, deklaratat e Mountain View i cili ka lajmeruar eksperimentimin e nje lidhjeje te re te rrjetit nepermjet fibrave optike e afte qe te na mundesoje te navigojme me nje shpejtesi 1 Gigabit ne sekonde.

Inxhinieret e “Google” kane filluar nje seri testesh duke lidhur disa qytete te medha amerikane me kete rrjet te ri qe eshte 100 here me i shpejte se banda e gjere aktuale.

Bashkite e interesuara duhet te njoftojne disponibilitetin e tyre tek “Google” brenda 26 marsit duke mbushur nje formular online. Pasi te behet selektimi do te filloje edhe eksperimentimi ne fushe.

Objektivi i kompanise kaliforniane eshte te arrije ne nje kohe te shkurter nga 50 mije ne 500 mije perdorues me sherbimin e ri qe sic shpjegon Mountain View, do te ndryshoje boten e mjekesise ne kohe, arsimin universitar dhe do te heqe stresin e videove me rezolucion te larte.