Ka pėrfunduar takimi midis kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit tė Republikės Bamir Topi. Pas takimit, Berisha shpreh pėr gazetarėt se mazhoranca nuk ndryshuar qėndrim, ndėrsa ka shprehur edhe njė herė vullnetin e tij pėr tė zgjidhur krizėn.
“Jemi te hapur pėr shqyrtimin e problemeve te lidhura me procesin zgjedhor. Jemi te gatshėm pėr dialog dhe pėr zgjidhjen e problemeve bilaterale”, tha Berisha.

Ai shtoi se ka njė frymė konstruktive pėr tė zgjidhur problemet bilaterale. “Diskutuam me Presidentin e Republikės dhe ne sėrish riafirmuam qėndrimin tonė tė vendosur tė mbetemi tė hapur pėr dialogun, tė mbetemi tė hapur pėr shqyrtimin e tė gjitha problemeve tė lidhura me procesin zgjedhor tė cilat kualifikohen si probleme bilaterale. Presidenti po vazhdon tė eksplorojė tė gjitha mundėsitė”, u shpreh Berisha.