Kryetari i Asamblesė sė Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi u shpreh pas takimit me presidentin Topi dhe kryesocialistin Rama, se PS-ja nuk mund tė tėrhiqet nga hapja e kutive.
Ai ka argumentuar se hapja e kutive dhe transparenca e plotė e zgjedhjeve ėshtė njė detyrim qė ėshtė pėrcaktuar dhe nga Asambleja e Kėshillit tė Evropės nė rezolutėn pėr Shqipėrinė.

“Siē ėshtė bėrė e dituar zoti Rama i shoqėruar nga unė ishte nė njė bisedė me zotin Topi. Nė kėtė takim zoti Rama i paraqiti dhe njė herė presidentit se PS-ja ėshtė e vendosur pėr tė zbatuar rezolutėn e KE, veēanėrisht pikėn shtatė, e cila kėrkon tre gjera, komisioni hetimor nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe e dyta kthimin e PS-sė nė Kuvend” , u shpreh Ruēi.

Kreu i Asamblesė sė PS, Ruēi komentoi se Partia Socialiste nuk mund tė bėjė hapa mbrapa nė lidhje me objektin e hetimit. Ai ka kėrkuar qė objekti i hetimit tė pėrfshije edhe hapjen e kutive. Nė kėtė mėnyrė Ruēi i ėshtė pėrgjigjur dhe deklaratave tė bėra njė ditė mė parė nga Kryeministrit Berisha.

Ka qenė njė takim konsultativ mes Topi dhe Ramės. Rama ka shtruar dhe njė herė pretendimet e PS-sė. “Pretendimet e PS-sė nė tavolinėn e presidentit janė pretendime qė janė ngritur dhe nė rezolutėn e KE-sė”.

Nga ana tjetėr Ruēi ka theksuar se nga ana e presidentit, Bamir Topi nuk ka pasur asnjė propozim konkret nė lidhje me gjetjen e zgjidhjes, por vetėm konsultime. Ndėrsa ka shtuar se modalitetet e komisionit hetimor nga vendosen nga, mazhoranca por Kushtetuta.