Djajtė e Kuq kanė arritur tė kthehen nga disavantazhi pėr ta mposhtur Milanin para tifozėve tė vet.
Takimi i parė i 1/8 sė finales sė Ligės sė Kampionėve, i zhvilluar tė martėn mbrėma nė San Siro, ndėrmjet Milanit dhe Manchester Unitedit, ka pėrfunduar me fitoren e mysafirėve me rezultat 3-2.
Vendasit krijuan avantazh tė hershėm (3’), kur pas njė krosimi tė ulėt tė David Beckham, Ronaldinho me ndihmėn e Michael Carrick mposhti portierin Van der Sar.
Nė fraksionin e parė tė lojės, kuqezinjtė ishin skuadėr dukshėm mė e mirė se kundėrshtari i tyre anglez, mirėpo vendasit nuk i konkretizuan rastet e tyre tė shumta.
Kėshtu qė, kjo iu hakmor. Nė minutėn e 36-tė, mesfushori veteran Paul Scholes barazoi rezultatin me njė gol tė shėnuar paksa me fat, dhe me rezultat 1-1 pėrfundoi pjesa e parė.
Nė pjesėn e dytė gjėrat ndryshuan dhe United dalėngadalė ktheu ndeshjen nė favor tė vet.
Nė skenė doli sulmuesi nė top-formė, Wayne Rooney, i cili shėnoi dy herė nė portėn e Nelson Didas, pas krosimeve tė Valencias (66’) dhe Fletcherit (85’), pėr t’ia vėshtirėsuar punėt skuadrės vendase.
I inkuadruari nė pjesėn e dytė, Clarence Seedorf, arriti ta ngushtojė epėrsinė nė 2-3 (85’), por kjo ishte krejt ēka arritėn tė bėjnė Rossonerėt nė pjesėn e dytė.
Ky rezultat e favorizon Manchester Unitedin, kur dihet se ndeshja e kthimit do tė zhvillohet nė Old Trafford.