Stuttgarti ishte nikoqir i Barcelonės nė Mercedes-Benz Arena pėr tė zhvilluar takimin e parė tė 1/8 sė finales tė Ligės sė Kampionėve, takim i cili pėrfundoi me rezultat tė barabartė 1-1.


Nė gjysmėn e parė tė ndeshjes, kampioni nė fuqi i garės mė prestigjioze tė futbollit evropian pėr klube, Barcelona, ishte skuadėr inferiore kundrejt ekipit qė mban vendin e nėntė nė Bundesligan gjermane.
Stuttgarti pati mė shumė raste nė 45 minutat e para, shėnoi njė gol dhe iu mohua njė penallti.
Njė krosim tė bukur tė Gebhart e shfrytėzoi lojtari mė i rrezikshėm i vendasve nė pjesėn e parė, Cacau, i cili shėnoi me kokė nė portėn e Valdes (25’).


I vetmi rast pėr t’u pėrmendur i Blaugranėve nė pjesėn e parė ishte kur pas goditjes sė lojtarit mė tė mirė nė botė, Leo Messi, dhe intervenimit tė portierit Lehman, topi goditi shtyllėn (40’).
Nė fraksionin e dytė tė lojės, tempi i vendasve filloi tė bjerė dalėngadalė, ndėrsa mysafirėt shtuan numrin e sulmeve nė drejtim tė Jens Lehman.
Nė minutėn e 52-tė, pas njė gabimi tė mbrojtėsve tė Stuttgartit erdhi goli i barazimit, tė cilin e realizoi Zlatan Ibrahimovic. Megjithėse xhirimet treguan se paraprakisht kishte pasur pozitė jashtė lojė, gjyqtari e pranoi golin.


Edhe pse ky rezultat nuk e favorizon ekipin gjerman, duhet pranuar se Stuttgarti zhvilloi njė ndeshje mjaft tė mirė pėrballė skuadrės mė tė mirė nė botė, e cila nuk ishte nė ditėn e saj mė tė mirė.
Sido qė tė jetė, takimi qė do tė zhvillohet nė Camp Nou do tė tregojė se kush do tė vazhdojė nė ēerekfinale.