Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit njofton se si rezultat i rreshjeve tė shumta tė shiut dhe tė dėborės nė tė gjithė vendin, janė shkaktur disa bllokime tė pėrkohshme tė rrugėve .

Janė tė bllokura pėr momentin akset e mėposhtme:

1. Aksi Pukė –Fushė Arrės nė 2 km nė dalje tė qytetit ėshtė shėmbur trupi i rrugės nė njė gjatėsi rreth 40 ml , kjo ka sjell bllokimin e kėtij aksi .

2. Aksi Qafė – Mali Fierėz, nė fshtin Porovė dhe Fierėz , rruga ėshtė e bllokuar si pasojė e shėmbjet masive tė dherave

3. Nė aksin Lozhan – Moglicė, tė Korcė si rezultat i shėmbjeve masive ėshtė dėmtuar ura, pėr pasojė rruga nė kėtė pjesė ėshtė e bllokuar.
4. Nė aksin Librazhd –Peshkopi nga Dregalica – Stebleve i eshte i pakalueshem si pasojė e rreshjeve tė dėborės.

Janė tė kalueshme akset e mėposhtme:

1.Ne aksin Burrel-Klos ( Ēezma e Dungut), rruga eshte me nje kalim .
2.Unaza e Bulqizes eshte e permbytur dhe trafiku eshte devijuar permes qytetit.
3.Rruga Shengjin – Kune eshte e bllokuar nga uji, qarkullimi kryhet nga rruget anesore
4.Aksi Fushė Arrėz- Iballė lumi ka gėrryer shtratin e rrugės pranė fshatit Kryezi , rruga ėshtė e kalueshme vetėm pėr mjetet e vogla
5.Aksi rrugor Gjirokaster-Tepelenė ka rreshqitje tė mėdha rruga eshte e kalushme me njekalim
6.Ne aksin Tepelenė – Kėlcyrė – Ēarshovė ka tre shkarje, qarkullimi kryet me njė kalim.
7.Tepelene – Memaliaj, ne Runaj, rruga ėshtė e kalueshme me njė kalim
8.Ne aksin Vlore-Orikum, ne Jonufer km 9, kemi njė ēedim tė trupit tė rrugės dhe shkarje dherash, rruga eshte me nje kalim
9. Aksi rrugor Sarande - Qafe Muzine, ne Shtreg, qarkullimi kryhet me nje kalim
10. Vlore-Selenice, te vendi i quajtur Bishti i Malit, qarkullimi kryhet me veshtiresi me nje kalim.
11. Nė aksin Vlorė –Tepelenė nga Qaf Dushku deri nė Qafė Dorėz ka renje guresh dhe inertesh dhe coptim te rruges ne disa vend, qarkullimi kryhet me nje kalim..
12. Ne aksin rrugor Vlore-Borsh, ne dalje te Borshit dhe Piqerasit ka ēedim te trupit te rruges. Eshte vendosur sinjalistika, rruga eshte me nje kalim ne zonen e Dukatit
13. Ne aksin Fier – Fratar ne vendin e quajtur Qafe Lalaj ka pasur rreshqitje dheu, qarkullimi me nje kalim, gjithashtu po nė kėtė aks nė Greshnicė , rruga ėshtė me nej kalim.
14. Polican- Ēorovode ka probleme si pasoj e rreshqitjeve, prane fshatit Rripi i Strores qarkullimi kryhet me nje kalim
15. Nė tė hyrje Ēorovode vazhdon te jete e aktivizuar nje reshqitje e disa diteve me pare dhe rruga eshte hapur vetem me nje kalim.
16. Nė aksin Kakome- Qafė Dėrras ka shkarje tė dherave e pėr pasoje qarkullimi i kryet me nej kalim.
17. Nė dalje tė autostradės Lushnje –Fier, rruga ėshtė e pėrmbytur pėr shkak tė rreshjeve tė shumta, qarkullimi kryet nėpėrmjet devijimit nga rruga e vjetėr.
18. Nė segmentin Rreshen-Kurbnesh, qarkullimi kryhet pa probleme.
19. Nė segmentin Kurbnesh-Lurė , qarkullimi kryhet pa probleme.

Drejtoria e Pėrgjithėshme e Rrugėve nė bashkėpunin me Drejtoritė Rajonale nė Qarqe dhe Firmat Kontraktore pėr Mirėmbajtjen Dimėrore tė rrugėve janė nė gatishmėei tė plotė me njerėz dhe mjete pėr zgjidhjen e situates.