Receta Gatimi

Shkėmbeni me lehtėsi njė film,MP3 apo skedar tė madh me miqtė tuaj.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Shkėmbeni me lehtėsi njė film,MP3 apo skedar tė madh me miqtė tuaj.



    Kur dėshironi tė shkėmbeni muzikė, filma, foto apo pėrmbajtje tjera online, ju keni opsione tė panumėrta. Por pėr nevojat tona njė vegėl renditet nė maje, falė thjeshtėsisė sė pėrdorimit, pėrkrahjes sė gjerė dhe shkėlqimit tė pėrgjithshėm.
    Sigurisht deri mė tani ju ka rastisur tė pėrballeni me dėshirėn pėr tė shkėmbyer video apo muzikė nė formė private me disa miq tuaj tė ngushtė, dhe zakonisht jeni pėrballur me pyetjen: Cila ėshtė mėnyra mė e lehtė pėr tė shkėmbyer video apo muzikė?

    Pėrgjigjja ėshtė: Opera Unite

    Mėnyra mė e lehtė pėr tė shkėmbyer skedarė tė mėdhenj tė ēfarėdo lloji me miqtė dhe familjen tuaj ėshtė thjeshtė instalimi i Opera Unite. Pėrcillini disa ekrane tė shpejta tė konfigurimit, dhe pastaj dėrgoni tek miqtė tuaj URL-tė dhe fjalėkalimet pėr tė pasur qasje nė pėrmbajtjen tuaj, prej cilido shfletues tė internetit.

    Shumė ueb faqe anembanė uebit ju lėnė qė tė dėrgoni skedarė tė mėdhenj, zakonisht duke i ngarkuar dhe pastaj duke dėrguar linkun pėr pėrmbajtjen, pastaj edhe BitTorrent ėshtė njė mėnyrė e mirė pėr tė shkėmbyer skedarė tė mėdhenj, por me tė dy opsionet e pėrmendura paraqitet problemi se ju jo detyrimisht po vendosni pėrmbajtjen tuaj online edhe pėr tė tjerėt.

    Opera Unite ėshtė diēka qė ėshtė ekstrem i thjeshtė pėr tu shfrytėzuar duke ofruar lidhje direkte dhe tė shpejta pėr tė shkėmbyer skedarėt tuaj, dhe mbi tė gjitha ėshtė pa pagesė!





    Unite ėshtė njė komponent e shfletuesit Opera dhe ju duhet tė shkarkoni dhe tė instaloni versionin mė tė fundit tė Opera. Unite ofrohet menjėherė nė momentin e shkarkimit, por ju duhet ta aktivizoni atė duke hapur sidebar-in, duke klikuar nė ikonėn Unite dhe pastaj tė pėrcillini magjistarin pėr tė vendosur njė llogari pa pagesė Unite.

    (Nuk ėshtė e thėnė qė tė kaloni nė shfletuesin Opera pėr tė pėrdorur Unite, pra kjo do tė thotė se nėse pėrdorni Firefox apo Chrome ju ende jeni tė lirė pėr shfletim, ndėrsa Opera-nė e pėrdorni vetėm pėr tė shkėmbyer skedarėt tuaj).

    Nė momentin qė pėrfundoni instalimin, klikoni me tė djathtėn nė Opera Home dhe futuni tek Properties, apo zgjidhni modulin File Sharing dhe klikoni butonin Start pėr tė hapur njė magjistar tė shkurtėr konfigurimi qė do t’ju ndihmojė pėr tė vendosur shkėmbimin e skedarėve tuaj.


    Ēėshtjet Teknike



    Opera Unite nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē se njė ueb server qė punon brenda ueb shfletuesit tuaj, dhe pėrdor protokollin HTTP nė mėnyrė qė miqtė dhe familjarėt tuaj t’i qasen pėrmbajtjes sė ofruar nga cilido shfletues. Llogaria juaj pa pagesė Unite ju mundėson qasje nė shėrbimin e Opera-sė dynamic DNS, qė do tė thotė se ju mund tė shkėmbeni pėrmbajtje pėrmes njė URL-je unike tė lehtė pėr tu mbajtur nė mend, dhe tė cilin mund t’ia dėrgoni kujtdo qė dėshironi. Unite nė mėnyrė automatike lidhen me router-in tuaj duke pėrdorur uPnP qė nė mėnyrė dinamike tė hap portin 8840, por gjithashtu mund tė pėrdor njė Proxy server Unite kur jeni prapa njė firewall mė restriktiv – megjithėse kjo lidhje do tė jetė mė e ngadaltė.

    Ēdo gjė mbrohet me fjalėkalim, kėshtu qė nėse vendosni shkėmbimin e skedarėve dhe URL-tė nė formė publike, kjo nuk do tė thotė se njerėzit do tė jenė nė gjendje tė shohin ēfarė po shkėmbeni – vetėm ata qė kanė URL-nė publike dhe fjalėkalimin mund tė kenė qasje nė skedarėt tuaj. Megjithėse ju preferohet qė tė ndėrroni fjalėkalimet e zakonshme.




    Filloni shkėmbimin me miqtė tuaj


    Nė momenti qė keni vendosur Unite, ėshtė koha qė ju tė filloni shkėmbimin. Klikoni nė ikonėn Unite nė panelin e majtė tė Opera-sė (siē po shihni nė imazh), dhe pastaj klikoni dy herė mbi modulin File Sharing.

    Juve do t’ju kėrkohet qė tė zgjidhni njė follder qė dėshironi tė shkėmbeni. Ju mund tė klikoni butonin Advanced dhe tė vendosni disa opsione shtesė, por kjo ėshtė e tėra qė ju nevojitet pėr tė filluar shkėmbimin – njė URL dhe njė fjalėkalim do tė gjenerohet nė mėnyrė automatike pėr ju, kėshtu qė shkėmbimi i skedarėve do tė jetė tepėr i shpejtė dhe i thjeshtė.

    Pasi tė pėrfundoni procedurėn e lartpėrmendur, herėn tjetėr qė klikoni dy herė nė modulin File Sharing ju do tė hapni faqen e administratorit. Shikonin nė anėn e jahtė, ku mund tė shihni URL-nė dhe fjalėkalimin e gjeneruar nė mėnyrė automatike. Ju mund tė shfrytėzoni copy+paste pėr t’i ofruar ato pėr miqtė tuaj, dhe ata do tė jenė nė gjendje qė menjėherė tė kenė qasje nė skedarėt tuaj (ju preferojmė qė tė ndėrroni fjalėkalimin, dhe tė krijoni diēka mė tė vėshtirė).

    URL-ja unike e juaj e Opera Unite do tė jetė nė formėn[emri i pajisjes].[emri i pėrdoruesit].operauntie.com, kėshtu qė ju mund tė vendosni pasjeje tė shumta nė rrjetin tuaj dhe tė shkėmbeni me lehtėsi skedarė me secilin prej tyre.

    Qasja nė pėrmbajtjen e vendosur pėr shkėmbim


    Nė momentin qė keni dėrguar dikujt URL-nė, atyre do t’u kėrkohet fjalėkalimi pėr tė pasur qasje nė pėrmbajtjen e vendosur pėr shkėmbim, moment kur ata mund tė shfletojnė tė gjithė skedarėt tuaj qė keni vendosur pėr shkėmbim dhe mund t’i shkarkojnė ato. Lidhja ėshtė jashtėzakonisht e shpejtė nėse keni njė shpejtėsi jo tė ultė tė internetit.

    E gjėja mė e mirė ėshtė se miqtė tuaj as qė kanė nevojė tė instalojnė Opera-nė e lėrė mė ndonjė aplikacion shtesė - e tėrė pėrmbajtja e vendosur pėr shkarkim mund tė qaset prej cilitdo shfletues.

    Pėrtej teknikave tė thjeshta tė shkėmbimit tė skedarėve

    Pasi qė Opera Unite nuk ėshtė asgjė mė shumė se njė ueb server, ajo gjithashtu mundėson qė tė shkarkohen module tė shumta pėr tė shtuar gjėra tė cilat i pėrmban njė ueb serverė i plotė – sikurse qė mundėsia e transmetimit tė muzikės tuaj nė mėnyrė qė tė keni qasje nė pėrmbajtjen tuaj prej kudo. Vetėm klikoni dy herė nė modulin media-server nė Panelin Unite, zgjidhni lokacionin e follderit tuaj muzikor dhe pastaj sigurohuni se keni vendosur njė fjalėkalim shumė tė vėshtirė. Nė kėtė formė ju i hapėt rrugė vetit qė tė dėgjoni tėrė koleksionin tuaj muzikor prej cilido shfletues kudo ēoftė ai, duke e transmetuar drejtpėrsėdrejti nga PC-ja e shtėpisė.

    Ekziston gjithashtu njė media player i integruar nė faqe kėshtu qė ju nuk keni nevojė qė tė keni tė instaluar as edhe njė media player nė makinėn tjetėr.

    Argėtimi nuk ndalet me transmetimin e muzikės –ka module pėr ueb server tė thjeshtė HTML, shkėmbim tė fotove, dhoma bisedash, sinkronizimi tė skedarėve e shumė gjėra tė tjera.

  2. #2
    Abdullah Autorė Maska e abdullah92
    Anėtarėsimi
    Jun 2009
    Vendndodhja
    Pc
    Postime
    1,517
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Faleminderit kliton

  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Faleminderit Kliton !

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Opera e fundit fantastike! si dhe sherbimet qe ka futur.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Beni Thirje(voice) Telefoni Me Miqte Tuaj Ne Facebook Chat
    Nga Kliton nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-01-2011, 05:58 PM
  2. Cortex: Shkėmbeni me shpejtėsi nga Chrome nė rrjetet sociale
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2010, 12:22 AM
  3. Thirrni miqtė tuaj nė Facbeook pa pagesė, pėrmes Vonage Mobile
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-08-2010, 03:29 PM
  4. DamnVid - Shkarkoni video dhe i konvertoni me lehtesi
    Nga ReniX nė forum Software - Programe pėr Kompjuter
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-06-2010, 07:11 AM
  5. Shikoni fytyren tuaj duke qene aktor ne nje film
    Nga EMAUS nė forum Lojra, Quize dhe Rebuse
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-05-2009, 12:54 PM